Një helikopter i policisë turke me 12 persona në bord  është rrëzuar në provincën lindore, Tuncel në Turqi

Mediat turke raportojnë se shkak i rrëzimit të tij mund të jenë kushtet atmosferike.

Helikopteri kishte në bord  dy gjykatës, shtatë policë dhe tre anëtarë të bordit.

Sipas medias në bord ishte 1 gjykatës i Komisionit të zgjedhjeve qe po merret me rezultatet e  referendumit.

Forcat e ndihmës së shpejtë po shkojnë në vendngjarje ndërsa mësohet se nuk ka të mbijetuar.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com