SIRI - Kryengritësit sirianë kanë vijuar rezistencën ndaj qeverisë në qytetin e Aleppos. Luftimet e ashpra prej katër ditësh kanë shkaktuar një numër të konsiderueshëm viktimash dhe të plagosur, këta të fundit të vendosur në klinikat dhe spitalet e qytetit, të cilat raportohen të kenë kaluar kapacitetet e tyre.
Në Aleppo, kryengritësit thanë se kanë në kontroll zonën strategjike në jug-perëndim të Salah al-Din, duke hedhur poshtë pretendimet e qeverisë se kanë shtënë në dorë këtë pjesë të vendit.
“Aleppo, i cili përbën një të katërtën e popullsisë së vendit dhe konsiderohet si zemra e ekonomisë siriane do të jetë varri i regjimit të Bashar al Assad”, është shprehur një nga kryengritësit sirian për agjencinë e lajmeve “Reuters”.
Ndërkohë, mijëra persona vijojnë të largohen nga qyteti duke thelluar kështu një krizë humanitare në rajon, e cila ka prekur edhe shtetin grek, ku emigrantë klandestinë tentojnë çdo ditë të kalojnë kufirin nga Turqia.
Një tjetër shqetësim vijon të jetë edhe arsenali sirian me armë kimike, për të cilin Damasku zyrtar ka pranuar posedimin e tyre, por ka deklaruar se nuk do t’i përdorë kurrë kundër popullit të tij, por vetëm kundër pushtuesve të huaj. Në mënyrë të drejtpërdrejtë është paralajmëruar shteti turk.
Zyrtarë iranian bënë me dije se çdo ndërhyrje ushtarake e Turqisë në Siri do të përballet me një përgjigje të ashpër iraniano-siriane, kjo si pjesë e marrëveshjes së mbrojtjes mes dy vendeve, e cila në raste të tilla do të aktivizohej menjëherë.
“Në këtë pikë Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë rënë dakord të shpejtojnë hapat "Tranzicionin politik" në Siri çka do të përfshinte largimin e presidentit sirian Bashar al-Asad”, u deklarua nga Shtëpia e Bardhë.
Në një telefonatë të së hënës, Presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, ranë dakord gjithashtu për të ndihmuar në lidhje me numrin në rritje të refugjatëve.
(km/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com