Turqi, shembet ndërtesa trekatëshe në Stamboll, ka njerëz nën rrënoja! 1 i vdekur dhe 8 të plagosur deri tani (VIDEO+FOTO)

Një ndërtesë tre katëshe është shembur mëngjesin e sotëm në një lagje të Stambollit dhe ka persona nën rrënoja bëjnë të ditur mediat turke. Deri tani raportohet për 1 person të vdekur dhe 8 të plagosur.

Sipas CNN Turk, në vendngjarje kanë shkuar shumë zjarrfikëse, polici dhe ambulanca, ndërsa janë intensive kërkimet për shpëtimin e personave nën rrënoja.

Shembja ka ndodhur rreth orës 08:40  minuta.

"Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe ekipet mjekësore u dërguan në vendngjarje" thuhet në një deklaratë të autoriteteve lokale. 

 

Lajmi ne perditesim... 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania