Turqi, shënohet rënie drastike
e numrit të turistëve të huaj

Turqi, shënohet rënie drastike<br />e numrit të turistëve të huaj
Numri i turistëve të huaj që mbërritën në qershor në Turqi ra 40,9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ”ndihmuar” veçanërisht nga mungesa e turistëve rusë në masën 93 për qind më pak dhe e atyre gjermanë me 38 për qind më pak.

Sektori turk i turizmit është goditur rëndë nga shqetësimi terrorist, destabilizimi politik në vend si edhe nga problemet globale. Edhe grushti i dështuar i shtetit i 15 korrikut ka ndikur në rënien e numrit të turistëve që i drejtohen Turqisë. 

Sipas të dhënave të ministrisë turke të turizmit, për të njëmbëdhjetin muaj rresht ka një rënie domethënëse të numrit të turistëve

Numri i vizitorëve nga ekonomitë kryesore evropiane dhe globale ishte 40,9 për qind më pak në qershor, 35 për qind më pak në maj dhe 28 për qind më pak në prill.

Turizmi rus ra përnjëherë pas rrëzimit të avionit rus në territorin turk vitin e kaluar, ndërkohë që Moska vetëm para pak javësh hoqi ndalimin e fluturimeve çarter me Ankaranë.
Edhe atentatet e fundit me bomba kanë ndikuar ndjeshëm në rënien e këtij numri.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë