TURQI - Një gjykatë në Turqi ka anuluar projektin për rizhvillimin e sheshit Taksim në Stamboll. Ndryshimi i hapësirës së gjelbërt në sheshin qendror të Stambollit ka shkaktuar protesta të dhunshme anti-qeveritare gjithandej në Turqi.
Gjykata administrative në verdiktin e dhënë arsyeton se një plan master për të ridizenjuar këtë shesh të gjelbëruar përbën shkelje të rregullave të të ruajtes së pasurisë publike, konservimit, identitetin e sheshit dhe rregullore të tjera. Vendimi përfundimtar nënvizon se projekti do të dëmtojë identitetin historik dhe jetën shoqërore në këtë zonë dhe se është kundër interesit publik dhe të kuptuarit modern të urbanizimit.
Ky vendim thuhet se mund të rrezikojë atë që shumica e kanë parë si kërkesë personale të kryeministrit Rexhep Taip Erdogan për të ribërë sheshin Taksim, përkundër kundërshtimeve në terren, të cilat çuan drejt protestave masive kundër stilit të tij autoritar të qeverisjes.
Kreu i Dhomës së Arkitektëve në Stamboll tha për “Hurriyet Daily News: se vendimi i gjykatës ishte shumë kuptimplotë.
Parku “Gezi” në sheshin Taksim e vetmja zonë e gjelbërt në Stamboll u shndërrua në arenë të perleshjeve mes forcave te rendit dhe protestuesve që kundërshtonin planin e zhvillimit, gjatë të cilave mbetën të vrarë 4 viktima dhe më shumë se 7 500 të tjerë u plagosen.
Pas disa javë protestash në muajin maj, qeveria ka premtuar që të do respektojë vendimin e gjykatës në lidhje me fatin e Parkut Gezi, që u bë simbol i protestave mbarëkombëtare.
Marrë nga Radio Evropa e Lirë
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com