TIRANE- Një makinë bombë ka shpërthyer afër një stacioni policor në juglindje të Turqisë. Si pasojë e shpërthimit 8 persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të plagsour. Sipas autoriteteve lokale shpërthimi në qytetin Gaziantep afër kufirit me Sirinë ka qënë i telekomanduar.

Raportohet se mes viktimave të shpërthimit janë edhe disa punonjës policie. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm janë dëmtuar dhe disa automjete të tjera pranë kësaj makine.

Shpërthimi ka gjasa të rrisë tensionin mes Turqisë dhe Sirisë, kjo pasi sipas autoriteteve turke pas këtij atentati qëndrojnë aktivistët e PKK, Partia punetore e Kurdistanit, qe mendohet se kanë mbështetjen e Sirisë, e cila, sipas autoriteteve turke ka furnizuar gjithnjë me armë aktivistët e kësaj partie.
(sg.shqiptarja.com)