Turqi-Shqipëri, forcohet
bashkëpunimi në fushën sociale

Turqi-Shqipëri, forcohet<br />bashkëpunimi në fushën sociale
Në takimin e zhvilluar sot mes Ministres së Familjes dhe Politikave Sociale të Turqisë, Fatma Şahin, dhe Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera u diskutua forcimi i bashkëpunimit në fushën sociale mes Turqisë dhe Shqipërisë

Të dy homologët vlerësuan nivelin shumë të lartë të bashkëpunimit mes dy vendeve.

"Turqia është vendi i parë me të cilin Shqipëria ka firmosur marrëveshje në fushën e Sigurimeve Shoqërore, dhe një javë më parë Qeveria shqiptare miratoi edhe marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e punësimit dhe të formimit profesional", u shpreh ministri Ksera.

Ministrja Sahin u shpreh e gatshme për të forcuar bashkëpunimin mes dy ministrive.

"Rritja e mbështetjes për shtresat vulnerabël të shoqërisë, zgjerimi dhe modernizimi i shërbimit në familje, hartimi dhe zbatimi i politikave për rritjen e punësimit të grave dhe të rinjve, kanë qenë fushat prioritare të Qeverisë tonë në këto vitet e fundit", deklaroi ministrja turke.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma