Turqi, sulm me armë në një resort,
një i vdekur dhe katër të plagosu

Një person i armatosur me armë ka hapur zjarr në një resort në plazhin e Bodrumit, mbrëmjen e kaluar.

Ngjarja ka ndodhur në një club në resortin “Sess Beach”, ku po pushonin rreth 400 persona.

Nga sulmi me armë ka mbetur një i vdekur dhe katër të plagosur.

Viktima është një i ri 18 vjeçar i cili punonte në resort. Menjëherë 18 vjeçari është transportuar për në spital, por nga plagët e shumta nuk ka mundur të shpëtojë.

Sipas dëshmitarëve në resort, autori sapo ka hyrë në ambientet e resortit ka pyetur ku ndodhet clubi “Sess Beach”, raporton e përditshmja Hurriyet në Turqi.

Sapo ka hyrë në club ai ka qëlluar me pistoletë dhe më pas është larguar.

Policia po heton për ngjarjen dhe po punon për identifikimin e autorit si edhe për zbardhjen e ngjarjes pasi nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për sulm terrorist. 

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë