Turqi, sulm me bombë autobusit
me ushtarë civilë, 13 të vdekur
 

Turqi, sulm me bombë autobusit<br />me ushtarë civilë, 13 të vdekur<br /> 
TURQI-Një tjetër shpërthim me bombë ka tronditur Turqinë mëngjesin e sotëm, duke lënë të vdekur 13 persona dhe të plagosur 48 të tjerë. Shpërthimi ka ndodhur jashtë universitetit të qytetit turk Kayseri.

Sipas informacioneve nga mediat turke, një autobus që transportonte ushtarë civilë është goditur më bombë në provincën qendrore të Turqisë.

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Veysi Kaynak, tha se ka shumë mundësi të jetë një tjetër sulm terrorist i ngjashëm me atë në stadiumin në Besiktas, duke shtuar se ka shpërthyer një makinë bombë.

Kujtojmë që Turqia ka qenë në qendër të sulmeve terroriste, ku më i fundit ishte ai i datës 10 dhjetor, ku mbetën të vdekur 38 persona. 

[gallery]20185[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës