Turqi, sulm me makinë bombë
një i vdekur dhe 15 të plagosu

Turqi, sulm me makinë bombë<br />një i vdekur dhe 15 të plagosu
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në Viransehir, një qytet në jug të Turqisë, pranë kufirit me Sirinë.

Bilanci i këtij atentati është një i vdekur dhe 15 të plagosur. Viktima është një fëmijë i moshës 3-vjeçare.

Mësohet se sulmi ka pasur në shënjestër gjykatësit dhe prokurorët.

Zona ku ka ndodhur shpërthimi banohet kryesisht nga kurdët dhe nuk përjashtohet mundësia që të jenë ata përgjegjësit.  

Pavarësisht kësaj asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit.

Një vit më parë, në qytetin Viransehir u qëlluan për vdekje nga policia katër persona të cilët ishin anëtarë të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit. 

Ata akuzoheshin për disa atentate të përgjakshme ndaj autoriteteve turke. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma