Turqi/ Sulm terrorist në Ankara, shpërthim dhe të shtëna me armë në kompaninë e hapësirës ajrore dhe mbrojtjes, 5 viktima dhe 22 të plagosur

TURQINjë sulm ka goditur selinë e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes Tusas pasditen e sotme (23 tetor 2024), 50 kilometra larg kryeqytetit Ankara.

Nga sulmi mbetën të vdekur 5 persona, si dhe u plagosën 22 të tjerë. I pari që njoftoi për rastin ishte ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, i cili e cilësoi një sulm terrorist.

Terroristët u neutralizuan pas disa orësh shkëmbimi zjarri me policinë, teksa strehoheshin në selinë e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes.

Televizioni "HaberTurk" raportoi se fillimisht një terrorist, ende i paidentifikuar, kreu një sulm vetëvrasës, duke shpërthyer një bombë. Shpërthimi i fortë u ndoq nga sulme me armë zjarri. 

Forcat e sigurisë, ambulancat dhe zjarrfikësit mbërritën me urgjëncë në vendngjarje, raportoi televizioni NTV, ndërsa punonjësit e  kompanisë u zhvendosën në një zonë të sigurt, sipas HaberTurk.

Sipas "La Repubblica", në mesin e të evakuuarve ishin edhe 8 inxhinierë italianë të kompanisë italiane Leonardo, e cila është një grup global industrial në fushën e Hapësirës Ajrore, Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Sulmi ndodhi ndërsa presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte në qytetin rus të Kazanit për të marrë pjesë në samitin vjetor të BRICS. Nga atje ai dënoi sulmin, dhe njoftoi numrin e viktimave dhe të plagosurve. 

Departamenti Amerikan i Shtetit është duke “gjurmuar raportet” për sulmin, tha një zëdhënës për CNN.

Tusas prodhon si avionë për aviacionin civil, si Airbus, ashtu edhe F-16 të destinuar për aviacionin turk. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:49
Sulmi terrorist/ Rama: Shqipëria qëndron me Turqinë si kombe vëllezër! Dënojmë ashpër terrorizmin, akt i pabesë ndaj të pafajshmëve

1729694017_edirama.jpg

Edi Rama

Kryeministri EdI Rama ka reaguar lidhur me sulmin terrorist në Ankara pasditen e kësaj të mërkure,(24 tetor 2024)  ku mbetën të vrarë 5 persona dhe u plagosën 22 të tjerë.

Përmes një psotimi në rrjetin social X, Rama dënon sulmin dhe shton se Republika Turke do të dalë më e fortë nga "sulmi frikacak" ndaj qytetarëve të saj.

“Jemi thellësisht të tronditur nga raportimet për viktimat dhe të plagosurit në Ankara.

Shqipëria qëndron krah Turqisë si dy kombe vëllazërore dhe aleate të NATO-s.

Dënojmë ashpër terrorizmin në të gjitha format e tij dhe jemi plotësisht të bindur se Republika e Turqisë do të dalë më e fortë nga ky akt i pabesë ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm.”,- shkruan Rama.

Ora 21:38
Sulmi terrorist në Turqi/ 5 viktima dhe 22 të plagosur! Shtëpia e Bardhë dënon sulmin: S’dimë kush është pas saj

1729262125_johnkirby.JPG

John Kirby

Ndërkohë që numri i viktimave ka arritur në 5 dhe i të plagosurve në 22, Këshilltari i Komunikimit për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, bëri një deklaratë në lidhje me sulmin terrorist në Turqi, në konferencën e tij të përditshme për shtyp.

Ndërsa shprehu solidaritetin me vendin turk, Kirby tha se “autoritetet turke kanë deklaruar se po hetojnë incidentin si një sulm të mundshëm terrorist. Ne ende nuk e dimë motivin e sulmit ose kush saktësisht ishte pas saj, por ne e dënojmë fuqishëm këtë akt dhune”.

Këshilltari amerikan shtoi se "në këto ditë të vështira" lutjet e tij janë me të prekurit nga sulmi, familjet e tyre dhe popullin turk.

Ora 19:03
Sulmi terrorist në Turqi/ Oliver Varhelyi: I tronditur, terrorizmi nuk ka vend në shoqëritë tona

1729703063_rhrehrehre.PNG

Oliver Varhelyi

Komisioneri i Zgjerimit në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi, thotë se është tronditur nga lajmet për sulmin terrorist pranë Ankarasë në Turqi, ku mbetën të vdekur 5 persona dhe u plagosën 22 të tjerë, ndërsa terroristët raportohet të jenë neutralizuar.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Varhelyi shpreh ngushëllimet ndaj familjarëve të viktimave, ndërsa thekson se terrorizmi nuk ka vend në shoqëritë tona.

“I tronditur nga lajmet për sulmin e tmerrshëm terrorist në #Ankara . Terrorizmi nuk ka vend në shoqëritë tona. Mendimet e mia janë me familjet e viktimave dhe me popullin e Turqisë gjatë këtyre kohërave të vështira”,- shkruan Varhelyi.

Ora 17:54
Sulmi terrorist në Ankara/ Rutte telefonon Erdogan: NATO qëndron me Turqinë

1729699021_ereerere.PNG

Mark Rutte

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, për sulmin terrorist në selinë e kompanisë turke të aviacionit (TUSAS) pranë Ankarasë.

Përmes rrjetit social “X”, Rutte dënon fuqishëm sulmin terrorist dhe thekson se NATO po monitoron nga afër çdo zhvillim lidhur me ngjarjen.

“Sapo fola me presidentin Recep Tayyip Erdoğan për sulmin terrorist në Ankara. Mesazhi im ishte i qartë: NATO qëndron me Turqinë”,-shkruan shefi i NATO-s.

Ora 17:32
Erdogan dënon nga Rusia sulmin terrorist në Ankara, njofton për 4 viktima! Putin shpreh ngushëllimet

1729697744_ergwegwegwer.PNG

Recep Tayyip Erdoğan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet në Kazan të Rusisë, në kuadër të samitit të BRICS, ndërsa një sulm terrorist ndodhi në Ankara, në selinë kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes,TSUS.

Nga Rusia, Erogan dënoi sulmin terrorist dhe njoftoi për 4 të vdekur dhe 14 të plagosur.

Gjithashtu, presidenti Vladimir Putin, i shprehu ngushëllimet homologut të tij turk, për viktimat e shkaktuar.

Edhe shefi i OKB-së, Antonio Guterres, dënoi “sulmin ndaj civilëve".

Ora 17:16
Sulmi terrorist në Ankara/ Ministri i Brendshëm turk: 3 viktima dhe 14 të plagosur! Terroristët janë neutralizuar

1729692079_shperthim.webp

Ministri i Brendshëm turk,  Ali Yerlikaya, ka njoftuar se janë neutralizuar 2 nga terroristët që sulmuan selinë e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes,TSUS, më Ankara.

Ai bën me dije se nga sulmi terrositë kanë mbetur të vrarë 3 persona dhe 14 të plagosur.

Ora 16:49
Sulmi terrorist në Ankara/ Ka dyshime se mund të ketë pengje brenda selisë së TSUS! 2 terroristë vazhdojnë përplasjet me policinë

1729692918_ankara.JPG

Sipas raportimeve të fundit të CNN Turk, autoritetet vendase janë të paqarta nëse ka pengje brenda selisë së kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes TSUS, ku një sulm terrorist ndodhi pasditen e sotme.

Megjithatë, forcat e sigurisë po operojnë me kujdes, duke marrë parasysh këtë mundësi.

Mediat raportojnë për 2 terroristë brenda godinës, të cilët refuzojnë të dorëzohen dhe qëllojnë drejt policisë turke.

Ora 16:35
Turqi/ Publikohen fotot e terroristëve gjatë sulmit në Ankara, mes tyre një grua

1729694084_terroristetneankara.jpg

Një nga terroristët që sulmoi selinë e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes

Një sulm ka goditur selinë e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes Tusas pasditen e sotme, 50 kilometra larg kryeqytetit Ankara. Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentet kur terroristët hynë në ndërtesë me armë në duar dhe çanta në shpinë. Në pamjet filmike shihet se një nga terroristët është një grua.

Ora 16:18
Sulmi terrorist në Ankara/ Ministri turk i Drejtësisë: Kemi nisur hetimet

1729693220_fëqfëqefeëqf.PNG

Yılmaz Tunç

Në deklaratën e tij të parë lidhur me sulmin terrorist në Ankara, ministri turk i Drejtësisë Yılmaz Tunç tha se “Ka nisur një hetim nga Kryeprokuroria Publike e Ankarasë në lidhje me sulmin terrorist të pabesë dhe janë emëruar 1 zv/kryeprokuror publik dhe 8 prokurorë publikë”..

Ora 16:09
Sulmi në Turqi, reagojnë kryebashkiakët e Ankarasë dhe Stambollit: Zoti mëshiroftë dëshmorët, nuk përkulemi ndaj terrorizmit!

Policia turke në vendngjarje pas sulmit

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Ankara ka sjellë edhe reagimet e autoriteteve më të larta në Turqi.

Pas ministrit të Brendshëm, kanë dhënë reagimet e tyre edhe dy nga kryebashkiakët më të mëdhenj të vendit, i Ankarasë dhe i Stambollit.

Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Ankarasë Mansur Yavaş u shpreh:

“Jam thellësisht i pikëlluar nga konflikti dhe sulmi terrorist që ndodhi në objektin e TAI-t në Ankara. Zoti i mëshiroftë dëshmorët tanë dhe i uroj shërim të shpejtë të plagosurve tanë. Ne dënojmë terrorizmin, ngushëllimet tona”.

Kurse Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Stambollit Ekrem İmamoğlu u shpreh:

“Dënoj sulmin terrorist në objektet e Ankarasë Kahramankazan. Ne nuk jemi përkulur para terrorizmit, nuk do të përkulemi”.

Nuk munguan edhe reagimet e krerëve të partive më të mëdha në vend, që dënuan sulmin si terrorist. Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë nisi një hetim për sulmin terrorist në kampusin Kahramankazan të TAI-t.

Në deklaratën e tij, Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha:

"Një sulm terrorist u krye kundër objekteve të Ankara Kahramankazan të Turkish Aerospace Industries Inc. (TAI). Fatkeqësisht, pas sulmit patëm dëshmorë dhe njerëz të plagosur. Zoti e mëshiroftë Për dëshmorët tanë dhe i uroj shërim të shpejtë për zhvillimet publike.

Ora 16:00
Sulmi në Ankara, momenti kur personat qëllojnë me armë (VIDEO)

Në mediat turke publikohet video e momentit kur persona të armatosur ndodhen pranë një makine që ka shpërthyer.

Gjithashtu janë bërë publike dhe momenti kur ndodh shpërthimi.

Në vendngjarje janë nisur forcat e sigurisë, zjarrfikëset dhe ekipet mjekësore. U pretendua se konflikti ka vazhduar në objekt dhe ka pasur pengje.

Mësohet se një tjetër shpërthim ka ndodhur në objekt. U vu re se punonjësit ndodheshin në strehimoren në objekt.

Kur u dëgjuan shpërthime dhe të shtëna armësh në objektet e TAI-t në distriktin Kahramankazan të Ankarasë, forcat e sigurisë, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore u dërguan në zonë.

A.Q/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024