Një stacion policie në qytetin turk Gaziantep pranë kufirit me Sirinë është bërë objekt sulmi nga disa persona.
 
Mediat turke shkruajnë se policia turke ka konfirmuar se kanë vrarë autorin e ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij të mundshëm janë larguar.
 
Sulmuesi qëlloi mbi policinë në hyrje të stacionit, por menjëherë u vra nga uniformat blu.
 
U dyshua se sulmuesi kishte bomba në trup, për këtë arsye sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Analdolua se skuadrat antieksploziv kishin shkuar në vendgjarje për verifikime. 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)