Turqi - Të shtëna me armë zjarri u regjistruan sot pranë Konsullatës Izraelite në lagjen Beshiktash të Stambollit. Në një njoftim zyrtar, policia e Stambollit bëri të ditur se 3 persona të dyshuar janë neutralizuar, ndërsa 2 efektivë policie kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjes.

Sipas informacioneve të fundit, dy nga tre të dyshuarit  janë vrarë dhe një është plagosur rëndë, ndërsa në zonë janë marrë masa të rrepta sigurie. Mediat turke thonë se tre autorët erdhën me një makinë me qira,teksa  kishin armë dhe çanta shpine.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka reaguar pas sulmit të ndodhur në konsullatën izraelite në Stamboll duke e quajtur sulm frikacak.

“Dua që të dihet se ne e dënojmë sulmin frikacak që ndodhi sot në Beshiktash të Stambollit. Në këtë akt të shëmtuar terrori, 3 terroristë u neutralizuan dhe 2 nga oficerët tanë heroikë të policisë u plagosën lehtë. Zyra e Kryeprokurorit tonë, policia dhe agjencitë e inteligjencës kanë nisur hetimet e nevojshme”, tha Erdogan.

Ministri i Drejtësisë Akın Gürlek njoftoi se Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka nisur një hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave.

"Lidhur me raportimet për të shtëna me armë zjarri rreth Konsullatës Izraelite në lagjen Beshiktash të Stambollit, Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit ka nisur menjëherë një hetim. Një zëvendëskryeprokuror publik dhe dy prokurorë publikë janë caktuar për hetimin, dhe prokurorët tanë publikë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimin e tyre.

Për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e incidentit, puna po vazhdon nën koordinimin e Zyrës sonë të Kryeprokurorit Publik, në bashkëpunim me njësitë përkatëse të zbatimit të ligjit, dhe hetimi po kryhet me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse", tha  Gürlek.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:12
Sulmi në konsullatën izraelite në Stamboll, Erdogan: Akt frikacak

1773137277_erdogan.jpg

Foto:  Rexhep Taip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka reaguar pas sulmit të ndodhur në konsullatën izraelite në Stamboll.

Ai tha se e dënon sulmin “frikacak” duke shtuar se në këtë akt të neveritshëm terrori, 3 terroristë u neutralizuan dhe 2 nga oficerët tanë heroikë të policisë u plagosën lehtë.

“Dua që të dihet se ne e dënojmë sulmin frikacak që ndodhi sot në Beshiktash të Stambollit. Në këtë akt të shëmtuar terrori, 3 terroristë u neutralizuan dhe 2 nga oficerët tanë heroikë të policisë u plagosën lehtë. Zyra e Kryeprokurorit tonë, policia dhe agjencitë e inteligjencës kanë nisur hetimet e nevojshme”, tha Erdogan.