Turqi, terrorizmi përgjak sërish
Stambollin,38 persona të vdekurVIDEO/Si hidhet në erë autobusi me policë
VIDEO/Sulmi me bombë gjatë transmetimit live

Turqi, terrorizmi përgjak sërish<br />Stambollin,38 persona të vdekurVIDEO/Si hidhet në erë autobusi me policë<br />VIDEO/Sulmi me bombë gjatë transmetimit live
Terrorizmi godet sërish "zemrën" e Turqisë, Stambollin.

Të paktën 38 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e dy shpërthimeve të fuqishme që u regjistruan mbrëmjen e kësaj të shtune në afërsi të sheshit "Taksim" dhe stadiumit të Besiktas. 

Një prej shpërthimeve ka ndodhur nga një makinë bombë pranë, ndërsa dëshmitarë thonë se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.

Sipas autoriteteve turke, shpërthimi i parë ka ndodhur në afërsi të një qendre tregtare në sheshin qendror të Stambollit.
Forcat turke të antiterrorizmit kanë ndaluar 10 persona si të dyshuar në atentat, ndërsa qeveria e shpalli këtë të dielë ditë zie duke ulur flamujt në gjysmë shtizë.
 
Ndërsa i dyti, në afërsi të stadiumit të ekipit të një prej ekipeve të këtij qyteti, Besiktas. Sipas mediave turke, objektiv i sulmit pranë stadiumit "Vodafone Arena" të Besiktas, ka qenë një autobus me policë dhe viktimat e këtij sulmi mendohet se janë punonjës të policisë. 

Akti terrorist u shënua në të njëjtën ditë kur Parlamenti nisi të shqyrtojë paketën e reformës kushtetuese e cila mund ta çojë vendin drejt një Republike Presidenciale, një dëshirë dhe inisiativë e presidentit Erdogan.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha se bilanci nga këto sulme mund të rritet, ndërsa mes viktimave dhe të plagosurve, mendohet të ketë edhe punonjës policie.
 
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe dhjetëra autoambulanca për t'iu ardhur në ndihmë të lënduarve. 

Ndërkohë, mediat turke raportojnë se krahas dy shpërthimeve të fuqishme, në Stamboll janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. 

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me sulme terroriste të ISIS apo të kurdëve, pavarësisht se kjo është pista kryesore ku autoritetet po hetojnë për ngjarjen. Ministri turk i Transporteve, Ahmet Arslan, është i vetmi zytar i lartë shtetëror që i quan sulme terroriste shpërthimet e kësaj të shtune në Stamboll.  Deri tani asnjë grupim nuk e ka marrë përgjegjësinë e sulmit.  

Sulmi i tretë terrorist në Stamboll brenda vitit
Për të tretën herë brenda vitit qyteti turk i Stambollit tronditet nga sulmet terroriste. Ky i mbrëmjes së sotme, bilanci i të cilit flet për 15 viktima dhe disa të plagosur, është i treti i regjistruar në Turqi, pas atyre në sheshin "Taksim" dhe aeroportin "Ataturk"

Në 12 janar të këtij viti 13 persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën si rezultat i shpërthimit në një lagje në qendër të sheshit "Taksim" të Stambollit, që është e populluar me turistë. Sulmi vetëvrasës në Stamboll u krye nga një anëtar i grupit militant Shteti Islamik.
 
Ndërsa në 28 qershor, të po këtij viti, terroristët e ISIS sulmuan aeroportin "Ataturk" të Stambollit  
 
Një grup prej 7 personash, militantë të shtetit Islamik (ISIS), u futën në aeroport dhe qëlluan me armë kallashnikov ndaj njerëzve, ndërsa tre prej tyre hodhën veten në erë. Bilanci i këtyre sulmeve terroriste ishte 41 të vdekur dhe 239 të plagosur. 

Zhvillimet minutë pas minute nga Stambolli

Ora 10:00 Qeveria akuzon PKK

Zëvendëskryeministri turk Numan Kurtulmus akuzon partinë kurde të Kurdistanit si përgjegjëse për atentatin e dyfishtë në zemër të qytetit. “ Nuk është e sigurt por të gjitha dyshimet të drejtojnë drejt PKK,” u shpreh Kurtumulus i cili shtoi se janë përdorë rreth 300-400 kg eksploziv. Ndonëse deri më tani ende asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmeve

Ora 9:51 Rëndohet bilanci i viktimave
Rritet bilanci i të vrarëve në Stamboll, mediat konfirmojnë se kanë humbur jetën 38 persona mes tyre 30 policë.

Ora 3:25 Rëndohet bilanci i sulmeve, 29 të vdekur në Stamboll
Të paktën 29 kanë humbur jetën dhe 166 të tjerë të plagosur nga sulmet terroriste në Stamboll. Janë arrestuar 10 persona si të dyshuar për lidhje me shpërthimet.

Ora 1:30 Presidenti Erdogan i drejtohet popullit
Sot është organizuar një sulm terrorist pas ndeshjes  mes Besiktasit dhe Bursasporit. Qëllimi i sulmit ka qenë të maksimizonte numrin e viktimave. Kemi njerëz të lënduar dhe dëshmorë" , është shprehur presidenti i Turqisë. Gjithashtu ai ka shprehur ngushëllimet për personat që humbën jetën dhe ka uruar shërim të shpejte për të plagosurit.   

Ora 23:00 Video e momentit kur hidhet në erë autobusi me policë



viktima pas shperthimit
(Trupat dergjen të pajetë pranë stadiumit, Vodafone arena, në Stamboll)

Ora 22:30 MPJ: Nuk ka shqiptarë të lënduar
Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pas sulmeve terroriste që goditën Stambollin mbrëmjen e kësaj të shtune. 

Ministria e Jashtme sqaron se nuk ka shqiptarë të lënduar nga këto sulme. 

"Nuk ka të dhëna për shqiptarë të lënduar", thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme. 

Të paktën 13 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur është bilanci i dy sulmeve terroriste në zemër të Turqisë, në Stamboll. Shumica dërrmuese e viktimave janë policë, të cilët mendohet se edhe kanë qenë objektiv i sulmeve. 

Ora 21:50 Rëndohet bilanci i sulmeve, 13 të vdekur në Stamboll
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën nga sulmet terroriste në Stamboll. Dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, shumica e të cilëve policë.  

Ora 21:30 Ministri i Transporteve, Arslan: Është sulm terrorist
"Shpërthimet e kësaj të shtune jashtë stadiumit, ishin një sulm terrorist". Kështu shkruan në Twitter ministri turk i Transporteve, Ahmet Arslan, duke iu referuar shpërthimeve që tronditën Stambollin këtë të shtunë.  

Ora 21:20 Mes të plagosurve, edhe tifozë nga Bursa
Mes të plagosurve nga shpërthimet pranë stadiumit të Besiktas, janë edhe tifozë të Bursaspor. Në momentin e shpërthimit, ata kanë qenë duke dalë nga stadiumi. 

Ora 21:20 Objektiv i sulmit dyshohet një autobus me policë
Objektiv i sulmit me bombë në turqi dyshohet të ketë qenë një autobus me policë, të cilët ndodheshin pranë stadiumit për mbarëvajtjen e ndeshjes. 

Ora 21:05 Sulmet, pas ndeshjes Besiktas-Bursaspor
Shpërthimet në Stamboll kanë ndodhur pak minuta pas pas ndeshjes mes Besiktas dhe Bursaspor, e vlefshme për kampionatin turk.  


[gallery]20115[/gallery]



— Yunus Paksoy (@yunuspaksoy) December 10, 2016
 
  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji