Turqi, tjetër censurë, autoritetet
bllokojnë aksesin në Wikipedia

Turqi, tjetër censurë, autoritetet<br />bllokojnë aksesin në Wikipedia
Autoritetet turke kanë bllokuar aksesin në enciklopedinë online Wikipedia.

Sipas autoriteteve, në Wikipedia e cila ofron informacione në të gjitha gjuhët, shteti turk prezantohet si mbështetës i terrorismit cka dëmton imazhin e  vendit.
 
Turqia shpesh herë ka bllokuar aksesin në rrjetet sociale si Twitter, Facebook dhe You tube.

Madje shumë prej siteve anti-qeveritare janë të paaksesueshme nga përdoruesit.

 Kujtojmë se autoritetet turke kanë ndërmarrë here pas here aksione përndjekjeje edhe ndaj mediave vendase dhe shumë gazetarëve.

Veprime të tilla janë ashpërsuar pas dështimit të grushtit të shtetit në 15 korrik 2016, ndërsa Turqia dhe Erdogan janë kritikuar herë pas here nga BE-ja për censure ndaj fjalës së lirë.
 
Edhe herë të tjera Wikipedia është përballur me censurë ne vende të tilla si Rusia dhe goditje të përsëritura në shtetin komunist të Kinës.
 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë