Turqi, turizmi në rrezik serioz pas
sulmeve të vazhdueshme terroriste

Turqi, turizmi në rrezik serioz pas<br />sulmeve të vazhdueshme terroriste
Një ndër vendet më të vizituara nga turistët në mbarë botën siç është Turqia po përballet me një eksod turistësh pas sulmeve terroriste që kanë prekur vendin vitet e fundit.

ISIS mori përgjegjësinë edhe për sulmin e fundit, në natën e ndërrimit të viteve, në klubin e natës të quajtur Reina ku 39 persona mbetën të vdekur e dhjetra të tjerë të plagosur.

Viktimat e asaj mbrëmje vinin nga 14 shtete të ndryshme duke përfshirë Kanadanë, Rusinë apo Indinë. Që prej 2014-ës, Turqia është renditur vendi i gjashtë më më atraktivë për turistët pas Italisë, duke pritur mbi 40 milion vizitorë në vit.

Por këto vizita kanë rënë ndjeshëm pas ngjarjeve që kanë prekur Turqinë nga militantëve kurdë dhe ISIS. Sipas statistikave të ‘ForwardKeys’, firmës inteligjente të fluturimeve, numri i turistëve në 2017-ën pritet të jetë në rënie me 22%.

 “Për fat të keq sulmet që ndodhën në natën e Vitit të Ri shtojnë pasigurinë e njerëzve që dëshirojnë të zgjedhin Turqinë si destinacion”,- u shpreh menaxheri i kësaj firme Olivier Jager.

Po kështu rezervimet për në qytetin e Stambollit kanë rënë me 69% që prej bombardimit të aeroportit të tij në qershorin e vitit që lamë pas. Sipas CNN, ditët e sotme turistët priren të vizitojnë më shumë vende si Portugalia, Spanja apo Irlanda.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE