Prokurorët turq kanë lëshuar urdhërarreste për 243 njerëz, përfshirë 92 mësues, nën dyshimet se ata kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen.

Ankaraja e fajëson Gulenin për organizimin e përpjekjes për grusht shteti, në vitin 2016, por Gulen i mohon akuzat.

Pesëdhjeteshtatë veta të tjerë kërkohen për përdorim të ByLock, një aplikacion i koduar i mesazheve, për të cilin qeveria thotë se është përdorur nga rrjeti i Gulenit.

Mbi 50 mijë njerëz janë burgosur dhe mbi 150 mijë të tjerë janë shkarkuar ose pezulluar nga ushtria, shkollat dhe institucionet publike, që nga puçi i dështuar më 15 korrik, 2016. Ndërkaq, mbi 250 veta janë vrarë në trazirat e asaj dite.

Kritikët thonë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka shfrytëzuar përpjekjen për grusht shteti si pretekst për të heshtur disidentët. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com