STAMBOLL - Protestat masive vijojnë në Turqi pas daljes publike, të zëvendës kyeministrit të Turqisë, i cili kërkoi falje për forcën e përdorur nga policia ndaj protestuesve.
Policia në qytetin e Stambollit përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion kundër protestuesve në natën e 5-të të demonstratave anti-qeveritare. Përleshjet erdhën disa orë pasi zëvendës kryeministri, Bulent Arinç, kërkoi ndjesë për reagimin e policisë ndaj protestave të dhunshme javën e kaluar.
Arinç kërkoi falje për protestuesit e plagosur dhe tha se "përdorimi i tepruar i forcës" nga ana e policisë ishte e gabuar. Ndërsa sot, zëvëndëskryeministri pritet të takohet me përfaqësues të opozitës.
Protestuesit raportohet se janë përpjekur të marshojnë në zyrat e kryeministrit Erdogan në të dy qytetet.
Protestat mbi prishjen e Parkut “Gezin” në qendër të Stambollit përfshinë të gjithë vendin duke u kthyer më pas në revolta antiqeveritare.
Ndërsa në rrugët e kryeqytetit të Ankarasë, qetësia u rikthye, pasi mijëra protestues organizuan demonstrata paqësore dhe dhuruan lule forcave të policisë kundër trazirave.
Represioni i egër i manifestimeve në të gjithë vendin sipas Shoqatës së Mjekëve, ka shkaktuar 3 të viktima, 3 mijë të plagosur ku disa prej tyre në gjendje kritike.
Demonstruesit akuzojnë kryeminsitrin turk Recep Taip Erdogan se po bëhet gjithnjë e më autoritar.
Këto protesta shënojnë sfidën më serioze për kryeministrin Erdogan që kur erdhi në pushtet në vitin 2002.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTOLAJM/Protagonistët dhe simboli i protestave