STAMBOLL- Protestuesit në Turqi vazhdojnë kundër kryeministrit Rexhep Tayyip Erdogan, ndërsa situata mbetet e tensionuar. Policia turke u detyrua të përdorte gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën e protestuesve në kryeqytetin Ankara, ndërsa protestat hynë këtë të diel në javën e tyre të dytë.
Rreth 5 mijë persona u grumbulluan në sheshin "Kizilay", në qendër të Ankarasë, në orët e mbrëmjes të së shtunës, e mëngjesin e së dielës. Ndërkohë, përplasje të reja janë regjistruar edhe në kryeqendrën ekonomike e qytetin më të madh të Turqisë, në Stamboll.
Pavarësisht situatës së tensionuar, kryeministri Recep Tayyip Erdogan ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
”Nuk mund të shkosh në kutitë e votimit vetëm sepse disa njerëz po marshojnë në rrugë”, komentoi Erdogani.
Turqia përgatitet për një fundjavë të nxehtë protestash. Mijëra njerëz kanë dalë në sheshet kryesore të qyteteve.
Kryeqyteti ka qenë ditët e fundit teatër i përleshjeve midis policisë dhe protestuesve që duan dorëheqjen e Erdogan. Kryeministri përsëriti se nuk kishte ndërmend të janë dorëheqjen ndërsa sa vijnë e rriten spekulimet se Erdogan po humbet mbështetjen dhe në radhët e partisë së tij.
Një protestë e nisur kundër planit të zhvillimit urban të një pjese të gjelbër të Stambollit, lëvizja në Turqi është shndërruar në një manifestim të vërtetë antiqeveritar, pasi dhuna e tepruar policore revoltoi protestuesit në ditët e para të trazirave.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com