Vijon ‘gjuetia e shtrigave’ në Turqi edhe pse në referendumin i cili synon ta shndërrojë vendin në republike presidenciale fitoi Erdogan.

Autoritetet turke kanë arrestuar me mijëra persona të dyshuar se janë aleatë me klerikun Fetullah Gulen, i akuzuar si ideator i grushtit të shtetit në 15 korrik të 2016.

Lajmi u konfirmua nga ministri i brendshëm Suleyman Soylu.

“Këtë mëngjes u zhvillua një operacion i policisë në 81 provinca ,operacioni vijon. Ndërkohë janë arrestuar 1009 persona ndërsa janë angazhuar 8500 forca,” u shpreh ministri për mediat turke.

Kujtojmë se kleriku Gulen i cili është akuzuar se është ideatori i dështimit të grushtit të shtetit  gjithmonë ka mohuar përfshirjen.

Ndërsa sot Këshilli i shtetit ka bllokuar një apel të kërkuar nga opozita kundër referendumit i cili i jep pushtet presidentit.

Partia republikane ka kritikuar herë pas here vendimin e autoriteteve elektorale për të pranuar vota pa vulë. Por, pavarsisht vendimit opozita është treguar e vendosur të vijojë betejën e saj.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com