Qeveria e 65-të e Turqisë, e drejtuar nga kryeministri Binali Yildirim mori votëbesimin e parlamentit, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
 
Pas fjalimeve të kryetarit të parlamentit turk, Ismail Kahraman dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, deputetët votuan qeverinë e re.
 
Votëbesimi i qeverisë së 65-të në seancën plenare u bë në mënyrë të hapur dhe u pranua që të bëhej në mënyrë elektronike.
 
Në votëbesimin e qeverisë morën pjesë 453 deputetë, ku 315 vota ishin pro dhe 138 kundër.
 
Kryeministri Binali Yildirim pas votëbesimit, mbajti një fjalim.

Redaksia Online
Shqiptarja.com