Turqi, vrasja e ambasadorit rus, çdo
ndodh me evakuimin në Aleppo?

Vrasja e ambasadorit rus në Turqi ka hedhur dyshime se evakuimi i civilëve të rrethuar në lindje të Aleppos do të ndalojë.

Duke qenë se kjo ishte një marrëveshje që ishte ndërmjetësuar nga Turqia dhe Rusia dhe se ambasadori Andrey Karlov ka qenë pjesë e diskutimeve me Turqinë, ndërkombëtarët kanë hedhur hipoteza se shkaku kryesor i vrasjes ka qenë mos evakuimi i civilëve të Aleppos.

Gjithashtu kjo hipotezë është ngritur edhe për vetë faktin se sulmi ka ardhur një ditë para takimit të ministrit turk Mevlüt Çavuşoğlu me homologët e tij rus dhe iranian.

Qeveria ruse, turke dhe ajo iraniane kohëve të fundit kanë punuar fortë për të ardhmen e Sirisë, për përjashtimin e fuqive perëndimore duke përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara, shtetet e Gjirit që mendohen si sponsor të opozitës siriane. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)