TURQI - Një 29-vjeçar në Turqi ka vrarë bashkëshorten pasi ajo lindi vajzën e dytë. Ky ka qenë shkaku i pabesueshëm që ai pretenduar për aktin e kryer. 29-vjeçari turk ka vrarë bashkëshorten ndërkohë që ishte në lidhje në telefon me policinë.

Vrasësi një kamerier restoranti kishte marrë në telefon policinë për vrasjen që do të bënte. 

Sipas gazetës lokale Vatan  29-vjeçari i ka thënë policisë në telefon  “kam vrarë dikë”. “Kë?” i përgjigjet polici. “Po vras gruan time në këto momente”-kë thënë 29-vjeçari. Dialogu bëhet akoma më dramatik kur polici e pyet nëse e kishte vrarë apo do ta vriste. Vrasësi që kishte lidhur krevatin ku gruaja e tij ishte akoma në gjumë me një linjë elektrike, përgjigjet se “është thuajse e vdekur, por i jap fund nëse është e ligjshme sipas ligjeve islamike.”

Në atë moment polici ka nisur një patrullë për të ndaluar krimin, por ishte tepër vonë ku ajo mbërriti.

Avokati i vrasësit e ka argumentuar krimin me faktin e lindjes së vajzës së dytë, pasi 29-vjeçari donte shumë që të kishte një djalë dhe në momentin që ishte bërë sërish me vajzë kishte kaluar një shok mendor.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)