Turqi, vritet ambasadori rus
 të plagosur dhe dy shqiptarë

Turqi, vritet ambasadori rus<br /> të plagosur dhe dy shqiptarë
Vritet me armë zjarri ambasadori rus në Ankara, Andrey Karlov.

Kryediplomati rus në kryeqytetin turk është qëlluar nga një punonjës policie, i identifikuar si Mevlüt Mert Altıntaş, 22-vjeç, i cili ishte radikal islamik. Agresori është ekzekutuar më pas nga policia. Para se të qëllonte, autori ka thirrur "Hakmarrje për Aleppon". 

Sulmi ndodhi gjatë pjesëmarrjes së ambasadorit në një ekspozitë arti pasditen e kësaj të hëne. Kryediplomati rus u qëllua nga një distancë e afërt, ndërsa mbeti i plagosur rëndë. Edhe pse u transportua me urgjencë drejt spitalit, ai nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra.

Gjithashtu, raportohet se 3 persona jashtë ekspozitës të tjerë kanë mbetur të plagosur mes tyre dhe dy shqiptarë. Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, ka bërë të ditur emrat e tre persona që mbetën të plagosur gjatë ekzekutimit të ambasadorit rus në Turi, në mes të cilëve janë dhe dy shqiptarë shqiptare.

Duke dhënë detaje edhe mbi personat e plagosur në këtë ngjarje, ministri Soylu tha: "Gjatë ngjarjes është plagosur edhe Leyla Gündoğan, Anastas Zimbinkali, lindur në Shqipëri dhe banues në Turqi, si dhe Arıl Değer, që janë dërguar menjëherë në spitalin Güven në Ankara. Arıl Değer ka dalë menjëherë nga spitali, ndërsa dy të plagosurit e tjerë gjenden nën kujdesin e mjekëve. Njeri prej tyre është plagosur në këmbë dhe tjetri në krah."

Agjencia e lajmeve TASS, duke cituar dëshmitarë okularë, raporton se agresori para se të qëllonte mbi ambasadorin ka bërtitur "Dil jashtë!", "Hakmarrje për Aleppon" dhe se ka pasur shkëmbime me armë zjarri me autorit dhe policisë.

Ngjarja ka ndodhur një ditë pas protestave në Turqi gjatë ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Siri. Siç bëjnë të ditur mediat turke ambasadori kishte marrë pjesë në një ekspozitë të quajtur "Rusia siç shihet nga turqit”.

Ambasada ruse ka deklaruar se vrasja e ambasadorit të tyre është kryer një radikal islamik. Rusia dhe Turqia prej kohësh kanë pasur marrëdhënie të acaruara pas rrëzimit të një aeroplani luftarak rus në nëntor të 2015, ndërsa takimi Erdogan-Putin në pranverë të këtij viti shënoi moment kthese. Ambasadori Karlov ka luajtur ka pjesë në tryezën e diskutimeve për afrimin e qeverisë turke me Moskën në prill.

Ai ka shërbyer më parë dhe si ambasador në Korenë e Veriut. 

Agresori-ambasadorit: "Ne po vdesim atje në Aleppo, ti po vdes këtu. Hakmarrje"!
"Ne po vdesim atje në Aleppo, ti po vdes këtu. Hakmarrje". Kjo ka qenë thirrja e radikalit islamik, rreth moshës 20-25 vjeç, i cili qëlloi me armë zjarri ambasadorin rus në Ankara,  Andrey Karlov.
 
Diplomati në momentin e goditjes ishte duke mbajtur një fjalim ku përmes fotove tregohej Rusia e parë nga turqit. Bëhet me dije se agresori ka qëlluar në ajër ndërsa sipas mediave janë parë edhe persona të tjerë në tokë të cilët mund të jenë plagosur. 

Aleppo është, qytet sirian i cili është marrë nga forcat qeveritare të ndihmuara nga Moska.
 
Nesër në Moskë mblidhen ministrat e jashtëm të Rusisë, Turqisë dhe Iranit për të diskutuar situatën dramatike në Siri. Ndërkohë prej ditësh në Turqi zhvillohen protesta lidhur me luftën në Siri.

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu: Synim jo vetëm ambasadori
Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu ka thënë në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus në Ankara Andrei Karlov në një sulm të armatosur se “Ky sulm nuk kishte synim vetëm ambasadorin Andrei Karlov, por edhe Rusinë, Turqinë dhe marrëdhëniet Rusi-Turqi". Gjithashtu mësohet se Çavuşoğlu ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun t ij Lavrov në qendë të së cilë ka qenë vrasja e ambasadorit. 

Reagon Rusia: Vrasja e ambasadorit, akt terrorist
Rusia ka reaguar zyrtarisht pas vrasjes së ambasadorit Andrey Karlov në Turqi. 

Moska zyrtare e ka quajtur akt terrorist ngjarjen dhe një ditë tragjike për diplomacinë.

SHBA: Dënojmë sulmin, lutjet tona për familjen e Karlov
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë vrasjen e ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov.
 
Përmes një deklarate, DASH i shpreh ngushëllime familjes së Karlov.
 
"Departamenti Amerikan i Shtetit dënon ngjarjen e rëndë. Mendimet dhe lutjet tona janë me të dhe familjen e tij", u shpreh zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby.

Zv/ambasadori rus në Tiranë: Vrasja e Karlov, tragjike
Ambasada ruse në Tiranë ka dënuar vrasjen e ambasadorit Andrey Karlov, në kryeqytetin turk, Ankara.
 
Zv/ambasadori rus, Dimitri Kazim, u shpreh ekskluzivisht për Report Tv se vrasja e ambasadorit Karlov është një ngjarje tragjike.
 
Ai theksoi se Moska do vijojë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë, ndërsa të dyja vendet bashkërisht po luftojnë ekstremizmin.   
 
"Vdekja e ambasadorit të Rusisë në Turqi është një ngjarje tragjike. Ne do të vazhdojmë përpjekjet për marrëdhënie të mira me Turqinë. Si dhe do bashkëpunojmë për të luftuar bashkërisht ekstremizmin e dhunshëm", u shpreh zv/ambasadori rus në Tiranë, Dimitri Kazim. 

Atentatori ishte oficer policie, Mevlüt Mert Altıntaş, 22-vjeç
Autori i vrasjes së ambasadorit rus në Turqi ishte një punonjës policie.  

Sipas bashkiakut të Ankarasë, Melih Gockek, agresori, Mevlüt Mert Altıntaş, 22-vjeç, kishte mbaruar Akademinë e Policisë dy vite më parë.

Pasi hapi zjarr në drejtim të ambasadorit duke e lënë atë të vdekur, agresori u qëllua nga forcat e policisë turke, të cilat e ekzekutuan atë. 





  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023