Turqi, Wikileaks publikon 300 mijë
email të partisë së presidentit turk

Turqi, Wikileaks publikon 300 mijë<br />email të partisë së presidentit turk
Ashtu siç kish paralajmëruar Wikileaks ka publikuar 300 mijë email të partisë AKP, partia në fuqi e presidentit Erdogan. 

Në fakt bëhet fjalë për 294.548 mesazhe të postës elektronike. Materiali është siguruar një javë përpara tentativës për grusht shteti. Përshpejtuam publikimin në përgjigje të spastrimeve që po ndërmerr qeveria” shpjegon wikileaks.

Bëhet fjalë për hapin e parë, i cili përmban maile e mijëra dokumente të cilat janë siguruar nga 762 kutitë e mesazheve duke nisur nga shkronja a deri në shkronjën i.

Verifikuam materialet dhe burimin shton wikileaks- i cili nuk është i lidhur me asnjë element që mund të fshihet prapa grushtit të Shtetit, parti politike apo shtet rival”.

Email vijnë nga akparti.org.tr faqja kryesore e partisë së Erdogan. Emaili i fundit u dërgua në 6 qershor 2016, ndërsa më i vjetri daton në 2010. 

Por wikileaks konfirmon se faqja e saj dy ditë më parë është hakëruar dhe është gjatë të gjithë kohës nën sulm.
 
Sipas saj këto sulme kibernetike mund jenë bërë nga qeveria turke ose aleatët e saj.
 
Julian Assangë thotë se veprime të tillë nisën menjëherë pasi faqja e tij deklaroi se do të publikonte mijëra emaile të partisë të presidentit Erdogan.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët