Turqi, Yıldırım: SHBA ka argumente 
për ta ekstraduar Gylenin

Turqi, Yıldırım: SHBA ka argumente <br />për ta ekstraduar Gylenin<br>
Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım sot në Ankara para udhëtimit për vizitë në SHBA, deklaroi se gjatë vizitës do të bisedohet për çështjet rreth Sirisë, Irakut, FETO-s si dhe luftës kundër PYD/YPG dhe DEASH-it.

Kryeministri i Turqisë, Yıldırım sot udhëtoi për vizitë në SHBA, ku para udhëtimit në aeroportin Esenboga të Ankarasë iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

"Gjatë vizitës veçanarisht do të bisedohet për Sirinë, Irakun, në kontekstin e marrëdhënieve turko-amerikane, pastaj kërkesës në lidhje me organizatën terroriste FETO dhe hapat e mëtejshëm në këtë plan. Gjithashtu është planifikuar që hapur të flasim rreth disa problemeve në mes dy vendeve sa i përket luftës kundër PYD/YPG dhe DEASH-it”, theksoi Yıldırım.

Duke iu referuar organizatës terroriste FETO, Yıldırım u tha gazetarëve në aeroportin e Ankarasë se gjithçka që ka të bëjë me ektradimin e liderit të FETO-s, Fethullah Gylen tashmë është bërë, për të shtuar se dokumentet e dërguara në Washington tashmë mund të mbushin një dhomë të tërë.

“Nëse ky numër i madh i dokumenteve me të dhëna nuk mjafton, atëherë kemi të bëjmë me diçka tjetër të përfshirë në këtë çështje. Nga këtu them se gjyqësori i SHBA-ve duhet të ndërmerr hapa të shpejtë ligjorë për të bërë atë që nevojitet”, tha Yıldırım.

Udhëtimi i kryeministrit turk në Washington vjen në një kohë kur po shfaqen sinjale të përmirësimit të marrëdhënieve Turqi-SHBA.

Paraprakisht të hënën të dyja këto shtete rikthyen shërbimin për dhënien e vizave i cili kishte pësuar nga një mosmarrëveshje e cila lindi pas arrestimit të një stafi lokal në ambasadën amerikane në Ankara, i dyshuar për lidhje me FETO-n.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gylen, orkestruan tentativën e grushtit të shtetit vitin e kaluar, ku ranë dëshmorë 250 persona dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

FETO gjithashtu qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht ato të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit./Anadolu Agency

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online