Turqi, Yildirim: Negociatat për
Sirinë, sukses i madh diplomatik

Turqi, Yildirim: Negociatat për<br />Sirinë, sukses i madh diplomatik
Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se negociatat për arritjen e paqes së përhershme për Sirinë, janë një sukses i madh diplomatik.

Ylidirim është shprehur se tre vendet drejtuese të negociatave, Turqia, Rusia dhe Irani janë duke u përpjekur për të arritur në gjetjen e një zgjidhjeje që të përfshijë të gjitha fraksionet  politike në vend, ku ka paralajmëruar edhe mundësinë e krijimit të një qeverie të re.

Nga ana tjetër kryeministri ka thënë se është një situatë jo e lehtë, pasi opozita Siriane kërkon largimin e presidenti Bashar al-Assad nga përfshirja në qeverinë e re.

Ndërkohë që Rusia dhe mbështetësit e Assad kërkojnë që ai të vazhdojë  të qëndrojnë në pushtet në Siri.

Në një deklaratë të bërë pas përfundimit të negociatave, palët kanë rënë dakord se do të takohen prapë muajin tjetër në Gjenevë, në përpjeke për të gjetur një zgjidhje.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari