Turqi, zëvendëskryeministri : Jemi
afër identifikimi të autorit të sulmit

Turqi, zëvendëskryeministri : Jemi<br />afër identifikimi të autorit të sulmit
Autoritetet turke kanë njoftuar se janë shumë pranë identifikimit të autorit të sulmit në diskotekën në Stamboll ku humbën jetën 39 persona.
 
Zëvendës kryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, ka deklaruar përpara gazetarëve se janë marrë shenjat e gishtave dhe në skicë e personit duke bërë të mundur shumë shpejt edhe identifikimin e tij.
 
Ndërkohë sulmi është marrë përsipër nga i ashtuquajtur Shteti Islamik, i cili ka deklaruar se ky sulm është realizuar nga një ushtarë i kalifatit.
 
Momentalisht autori i sulmit ndodhet në gjendje të lirë, ndërkohë që Turqia ka angazhuar forca të shumta policie për kërkimin e tij. Nga këto operacione janë arrestuar 12 persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në organizimin  ekëtij sulmi.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi vazhdon të gënjejë edhe për Report TV! Edhe ne kemi email për të, po a është provë?

Këlliçi vazhdon të gënjejë edhe për Report TV! Edhe ne kemi email për të, po a është provë?