Turqi, zbulohet mozaiku 2400
vjeçarë, ka një mesazh për njerëzit

Turqi, zbulohet mozaiku 2400<br />vjeçarë, ka një mesazh për njerëzit
Një mozaik i lashtë grek 2400-vjeçar është zbuluar  në provincën e Hatay në Turqi,  në kufi me Sirinë. Në fokus të mozaikut është një skelet njeriu, me një shishe verë në krah dhe një copë bukë në njërën dorë.

 Por ajo ç'ka është interesante në këtë mozaik është mbishkrimi që e shoqëron: "Jini të lumtur, shijojeni jetën". Mendohet se kjo vepër ka qenë një nga dekoracionet e shumta në një sallë ngrënieje në një shtëpi të nivelit të lartë social.

mozaiku

Mozaiku është zbuluar në një zonë afër qytetit turk Antiochia. Sipas arkeologut të Muzeut Arkeologjik të Hatay-t, mozaiku i përkiste qytetit të lashtë në periudhën greko-romake.

mozaiku

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?

Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?