Turqia arreston 100 të dyshuar si terroristë të IS-it

Turqia arreston 100 të dyshuar si terroristë të IS-it

33 të dyshuar janë arrestuar vetëm në provincën e Ankarasë, raportoi agjencia e lajmeve, Anadolu. Këta persona janë irakianë, mes tyre ndodhen edhe dy sirianë dhe një maroken. Mjaft të dyshuar të tjerë si terroristë të IS-it janë kapur në provincën Batman, Kayseri dhe Adana.

Ky aksion i shtrirë në të gjithë Turqinë ka kërkuar një angazhim të madh të forcave policore. Vetëm në aksionin në Batman, në juglindje të vendit kanë marrë pjesë 400 policë. Që javën e kaluar, policia turke me një aksion të gjerë arrestoi 20 të dyshuar të IS-it në Stamboll. Që nga Nata e Vitit të Ri 2017 në klubin e natës "Reina" policia ka pasur në fokus ndjekjen e terroristëve. Në atentatin në "Reina" Natën e Vitit të Ri humbën jetën 39 vetë. IS-i pranoi përgjegjësinë për atentatin në Stamboll.

Türkei | 1. Jahrestag Anschlag Nachtclub Reina (Getty Images/AFP/Y. Akgul)

39 vetë humbën jetën pas atentatit në klubin e Stambollit, Reina

Turqia në muajt e fundit ka përforcuar përpjekjet për të dëbuar edhe milicë të IS-it dhe përkrahësve të tyre në vendet nga vijnë. Edhe milicë gjermanë të IS-it do duhet të kthehen në Gjermani. Pak para krishtlindjeve, Turqia dëboi një person të dyshuar të IS-it në Gjermani.

Qeveria në Ankara akuzon vendet europiane si Britania e Madhe dhe Holanda, se po i ikin përgjegjësisë, duke u hequr nënshtetësinë milicëve të IS-it dhe duke mos pranuar kthimin e tyre. Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu deklaroi së fundmi, se Turqia "nuk është hotel për këdo anëtar të Daesh". Në arabisht "Daesh" përdoret për organizatën terroriste IS. /DW

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale