Turqia arreston 26 persona për
terrorizëm, kishin lidhje me ISIS

Turqia arreston 26 persona për<br />terrorizëm, kishin lidhje me ISIS<br>
Autoritetet turke kanë arrestuar 26 persona të huaj në Stamboll të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik (ISIS).

Të arrestuarit dyshohen se kanë marrë pjesë në konfliktin ne territorin e Irakut dhe Sirisë, muajt e fundit janë arrestuar me qindra persona për lidhje me terrorizmin. Mes tyre shumë persona të huaj, kryesisht nga Siria.

Shteti Islamik është akuzuar për kryerjen e të paktën pesë sulmeve terroriste në Turqi gjatë dy viteve të fundit, duke përfshirë sulmin në aeroportin “Ataturk” më 28 qershor të vitit të kaluar dhe në një klub nate në Stamboll gjatë kremtimeve më 1 janar.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe