Turqia pretendon se ka kapur motrën më e madhe të liderit të ISIS-it të vrarë nga amerikanët, Abu Bakr al Bagdadi. Gruaja 65-vjeçare, e njohur me emrin Rasmiya Awad, për autoritetet turke është "një minierë ari për inteligjencën" për shkak të informacioneve të shumta që ajo ka për ISIS.
Ndërkohë ofensiva e ushtrisë turke kundër ISIS vazhdon.
Dje ushtria e Ankarasë kapi 287 terroristë të ISIS, të cilët ikën nga burgu Ras al Ayn Sirian, pothuajse të gjithë të huaj.
Këtë e zbuloi zv.ministri i Brendshëm, Ismail Catakli: Ne kemi arrestuar 242 të huaj nga 19 kombësi të ndryshme dhe 45 terroristë turq. 'Të huajt janë në zonën e sigurt, nën kontrollin tonë në Siri. Vendet e origjinës janë informuar tashmë, "tha zv.ministri.
Turqia ka akuzuar militantët Ypg kurdo-sirian se kanë çliruar rreth 750 terroristë të ISIS-it nga burgu Ras al Ayn gjatë sulmit të fundit turk në verilindje të Sirisë.
Presidenti turk Erdogan ofertë SHBA: Këmbejmë motrën e Al Bagdadi me Fethullah Gulen
Fethullah Gulen
Pas kapjes së motrës së liderit të ISIS Al Bagdadi, Ankaraja i ka bërë një ofertë SHBA, të këmbejë motrën e liderit të ISIS me Fethullah Gulen, i cili konsiderohet nga Erdogan, organizatori i grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, në vitin 2016.
Presidenti turk tha se "Fethullah Gulen është po aq i rëndësishëm për Turqinë sa udhëheqësi i Isis, Abu Bakr al Bagdadi, ishte për Shtetet e Bashkuara".
Dhe duke hequr vija paralele midis predikuesit, sot armiku numër një i Ankarasë, dhe themeluesit të Kalifatit që kreu vetëvrasje në sulmin e fundit amerikan në veri të Sirisë, presidenti turk i kërkon Uashingtonit diçka që Donald Trump nuk mund ta shmangë.