Turqia detyron mbajtjen e maskave pas rritjes së rasteve me COVID-19

Turqia detyron mbajtjen e maskave pas rritjes së rasteve me COVID-19

Veshja e maskave të fytyrës në publik bëhet e detyrueshme për 42 provinca, deklaroi ministri turk i Shëndetësisë, pasi numri i rasteve të koronavirusit është rritur që kur kufizimet janë zvogëluar.

“Ne nuk mund ta luftojmë virusin pa maska”, tha Fahrettin Koca duke shtuar se ”duhet të ndiqen rregulla për të frenuar përhapjen e virusit”.

Numri i rasteve të reja tani është pothuajse dyfish në krahasim me fillimin e qershorit, kur Turqia lejoi kafenetë, restorantet, parqet dhe vendet e tjera publike.

Ndër të tjera ministri Koca theksoi se ka pasur 18 vdekje në 24 orët e fundit duke e çuar bilancin kombëtar të viktimave në 4 825.

Koca theksoi në Twitter se ka pasur një rritje të rasteve në disa rajone, por tha se përhapja mund të kontrollohet nëse njerëzit vishnin maska dhe ndiqnin rregullat e distancës fizike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane