Turqia e gatshme të bllokojë Austrinë
në NATO pasoja për Kosovën
Turqia ka paralajmëruar se do të bllokojë pjesëmarrjen e Austrisë në stërvitjet e NATO-s. Kjo mund të ketë pasoja të rënda edhe për Kosovën.
Turqia ka paralajmëruar se do të bllokojë pjesëmarrjen e Austrisë në stërvitjet e NATO-s. Kjo mund të ketë pasoja të rënda edhe për Kosovën.
Aleanca e NATO-s ka 28 vende anëtare dhe 22 vende partnere në Evropë. Austria si një vend neutral bën pjesë në grupin e vendeve partnere, të cilat mund të marrin pjesë edhe në manovrat dhe në misionet e NATO-s jashtë vendeve anëtare. Por Turqia si anëtare e NATO-s ka paralajmëruar se me veto do të bllokojë pjesëmarrjen e Austrisë në stërvitjet dhe misione.
Turqia në këtë mënyrë do të hakmerret për kërkesat e shpeshta të Austrisë që Brukseli të ndërprejë bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, si dhe kritikat e shpeshta të Vjenës ndaj politikës autokratike të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, njofton gazeta «Welt».
Vendimi do të merret këto ditë në Bruksel, njofton gazeta, e cila i referohet burimeve diplomatike në NATO. Në këtë takim do të vendoset për raportin ndaj 41 vendeve partnere nga Evropa, Azia dhe ish-republikat sovjetike.
Parashikohet që në të ardhmen të nënshkruhen marrëveshje të veçanta me secilin prej këtyre vendeve. Kjo do të thotë se Austria do të përjashtohej për disa muaj nga bashkëpunimi ushtarak që mund të ketë pasoja të rënda për disa misione.
Diplomatët pohojnë për mediat gjermane se "Presidenti turk Erdogan ka mundësi, për fat të keq, që ta izolojë Austrinë në NATO. Austria aktualisht është ndër vendet me kontigjentin më të madh ushtarak në Kosovë.
Ndaj qarqet e NATO-s tani shtrojnë pyetjen se çfarë do të ndodhë me pjesëmarrjen e Austrisë në misionin e KFOR-it në Kosovë, ku ajo aktualisht ka 400 ushtarë? A do të thotë kjo se Austria duhet t'i largojë menjëherë ushtarët nga Kosova?
Përgjigje konkrete deri tani nuk ka, por kjo me siguri që do të jetë një nga temat e rëndësishme dhe të hidhura edhe në takimin e ditës së enjte me Presidentin amerikan Donald Trump në Bruksel.DW
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.9%
-
Jo
49.6%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 7497
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në Shëngjin, Ministria e Mbrojtjes: Shmanget rreziku për banesat dhe bizneset! Do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri
30 Korrik, 22:51
-
Zjarr në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: Dy fjalë për ata që gjetën 'fajtorët', shpëtuam banorët nga flakët por jo nga shfryrja pafre e fantazisë së tërbuar
30 Korrik, 22:45
-
Gara e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë, ngushtohet rrethi i emrave të përfolur për postin e nënpresidentit
30 Korrik, 22:36
-
7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen
30 Korrik, 22:21
-
Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'
30 Korrik, 22:15
-
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët
30 Korrik, 22:02
-
Masud Pezeshkian betohet si president i ri i Iranit
30 Korrik, 21:44
-
Dash Sula nuk përmbahet gjatë seancës plenare, hipën mbi tavolinë dhe u thërret kolegëve
30 Korrik, 21:29
-
Mero Baze: Për të qetësuar të 'egërsuarit' e sotëm të opozitës
30 Korrik, 21:18
-
Zbardhen emrat e Asamblesë së re Kombëtare të PS-së! Zgjidhet anëtare edhe Helena Kaçe, 'pasardhësja' e Ramës
30 Korrik, 21:11
-
Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i varkës, Policia shpëton 6 persona
30 Korrik, 21:10
-
Sulmi izraelit në bastionin e Hezbollahut, humb jetën komandanti i lartë! Lëshohen raketa në veri të Izraelit
30 Korrik, 21:01