Turqia e quan "gylenist", Skënder Bruçaj: Arrestimet në Kosovë, të turpshme
I përfolur si një nga njerëzit kryesorë të rrjetit të Fetullah Gylen në Shqipëri, kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj ka komentuar për herë të parë arrestimet në Kosovë
I përfolur si një nga njerëzit kryesorë të rrjetit të Fetullah Gylen në Shqipëri, kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj ka komentuar për herë të parë arrestimet në Kosovë dhe kërkesën e autoriteteve turke që edhe Shqipëria të dorëzojë personat e listuar nga Ankaraja si pjesëmarrës në grushtin e dështuar të shtetit.
I ftuar në Zërin e Amerikës pas një vizite në SHBA dhe leksioneve të mbajtur në disa universitete, Bruçaj foli për një imazh të dëmtuar të Kosovës, teksa la të kuptohet se Shqipëria nuk ka pse u bindet urdhërave të Erdogan pasi është një vend i lirë dhe sovran.
“Mund të them se ajo që ka ndodhur me arrestimet në Kosovë ka dëmtuar imazhin e Kosovës. Do ishte mirë që në çdo vend të respektohej ligji të drejtat e njeriut dhe te respektohej sovraniteti i atij vendi. Unë besoj që Shqipëria është një vend i lirë dhe sovran dhe e din mirë se çfarë është në interesin e tij si shtet dhe jam i sigurt që do vendosë çfarë është më mirë për kombin, për Shqipërinë.
E rëndësishme është që problemet politike që mund të ndodhin në Turqi apo në ndonjë vend tjetër ne shqiptarët nuk ua zgjidhim dot, ne kemi prioritetet tona, ne investojmë për progresin dhe harmoninë dhe stabilitetin e vendit tonë dhe besoj që do ta ruajmë fort këtë vlerë duke respektuar edhe bashkëpunimin me shtetet e tjera”-theksoi Bruçaj.
Skënder Bruçaj është sulmuar mjaft nga presidenti i Turqisë, përmes mediave pranë Erdogan, të cilat thonin se ky i fundit i ka vënë kusht kryeministrit Edi Rama “kokën” e kreut të KMSH-së me akuzat se është i lidhur me Gylen. Presidenti turk – shkruanin mediat – e ka vënë këtë kërkesë si kusht për të marrë pjesë ose jo në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Madhe.
Sondazhi i ditës:
Beteja në PD për anëtarët e KZAZ, cilën listë duhet të regjistrojë KQZ?
-
Berishës
17.8%
-
Alibeajt
74.7%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1432
Lajme të tjera
-
Kërcënuan dhe korruptuan dëshmitarët në Hagë, SHBA sanksionon dy ish deputetët radikalë serbë
27 Janar, 20:04
-
Sërish tensione në veri të Kosovës, të shtëna me armë zjarri drejt makinës së policisë
27 Janar, 19:41
-
Pa njohjen e Kosovës, propozimi i BE-së i papranueshëm për opozitën
27 Janar, 11:42
-
Familjet në Kosovë u dëmtuan nga përmbytjet, organizohet donacion live, Mozzik ofron 20 mijë euro për mbështetje humanitare, për një orë mblidhen 147 mijë euro
26 Janar, 22:24
-
Reagon SHBA për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë: Të dyja shtetet duhet të marrin vendime të vështira, janë vende sovrane, ne nuk imponojnë vendime apo zgjidhje!
26 Janar, 21:53
-
Daçiç takohet me homologun e tij turk, i kërkon të përdorë ndikimin ndaj Kosovës! Cavusoglu: Epokë e artë e bashkëpunimit Turqi-Serbi
26 Janar, 16:17
-
Kosovë/ Albin Kurti: Marrëveshja për Asociacionin, e vetmja që s'e ka kaluar testin e Kushtetueses
26 Janar, 13:04
-
Diskutimet për propozimin franko-gjerman, Lajçak darkë me Kurtin dhe Bislimin! Ja çfarë u diskutua
26 Janar, 10:04
-
Britania e Madhe: Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës
26 Janar, 07:39
-
Plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi! Lajçak: Ka 11 pika! Penalizime për shtetin që nuk e pranon! 5 përfaqësuesit e BE dhe SHBA nuk erdhën më kot
25 Janar, 21:16
-
Lajçak sot në Prishtinë, do të diskutojë propozimin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
25 Janar, 16:37
-
Ambasadori gjerman mbështet diskutimet për marrëveshjen e asociacionin Kosovë-Serbi
25 Janar, 12:03