Turqia e shqetësuar për rritjen e ekstremistëve në PE, ambasadori turk: Atmosfera si para Luftës së II Botërore

Turqia e shqetësuar për rritjen e ekstremistëve në PE, ambasadori turk: Atmosfera si para Luftës së II Botërore

Ambasadori turk Murat Ahmet Yörük

Nga Shkodra ambasadori i Turqisë Murat Ahmet Yörük ka folur me nota shqetësuese për rritjen e ekstremistëve në parlamentin Europian.  Sipas tij kjo ndikon në marrëdhëniet mes vendeve. Ambasadori turk u ndal edhe tek sulmet ndaj xhamive në disa shtete.

"Për fat të keq po kalojmë një periudhë të vështirë ku njerëzimi po mbahet larg tolerancës dhe mirëkuptimit, e ku dallimet apo ndryshimet të cilat janë pjesë përbëresë e trashëgimisë tonë globale po kthehen në objekt konfliktesh.

Sulmet terroriste që ndodhen muajt e fundit në Sri Lanka, Zelandën e Re, sulmet brutale në xhamitë tona në SHBA apo Kanada e vende të Europës, na tregojnë madhësinë e kërcënimit të paraqitur nga ky konflikt. Mos të harrojmë dicka, dhuna lind më shumë dhunë. Fatkeqësisht shohim se opozita anti-islamiste, antisemitizmi, antikristianizmi, anti-emigracioni dhe urrejtja ndaj ksenofobise kanë ndikuar gjithë botën.

Dhe për fat të keq partitë politike të krahut të djathtë, poluliste dhe polarizuese që përdorin këtë gjuhë urrejtje depërtojnë në qendër të politikës. Ata i udhëheqin masat e pandërgjegjshme ndaj objektivave konfrontuese dhe destruktive. Këto fe, sektet, racat dhe kombësitë për fat të keq na kujtojnë atmosferën e përgjithshme para Luftës së dytë botërore. Urojmë që mençuria të korri fitoren dhe të triumfojë.

Nuk do të donim të përjetonim të njëjtin ankth që kemi përjetuar 80 vite më parë për shkak të liderëve politikë që mbështesin ideologjitë ekstreme të krahut të djathtë, të cilat e kanë rritur ndikimin e tyre. A mund ta ndalojmë këtë prirje negative? Po. Ne mund ti shmangim këto zhvillime negative duke menduar në mënyrë universale dhe racionale" tha ai. Deklaratat ai i bëri gjatë një iftari që bashkia Yskydar në Turqi shtroi në qytetin e Shkodrës. Rezultatet e zgjedhjeve për PE-në

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 28/05/2019 16:02

    Ambasadori te shqetesohet nje here per vendin e tij,qe i rrasen re gjithe mrena.Te shqetesohet qe Erdogani e eleminoi median e lire,gjyqsorin,etj etj,pastaj te flasi per te tjeret.

    Përgjigju
  • mazllem pepinua: 28/05/2019 15:50

    marshallah marshallah inshallah inshallah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë