Turqia heq veton dhe i hap rrugën anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Turqia heq veton dhe i hap rrugën anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Presidenti turk, Erdogan

Presidenti i Finlandës Niinisto tha të martën se Turqia ka rënë dakord të mbështesë anëtarësimin e përbashkët të Finlandës dhe Suedisë në NATO, në ditën e parë të samitit të aleancës në kryeqytetin spanjoll Madrid. Niinisto tha se përparimi erdhi pasi të tre vendet nënshkruan një memorandum të përbashkët "për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit". Bisedimet trepalëshe midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë, të mbajtura në Madrid në margjinat e samitit të NATO-s, zgjatën mbi dy orë.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, diskutuan aplikimet e vendeve nordike për t’iu bashkuar aleancës, si dhe shqetësimet e Ankarasë në lidhje me këtë çështje. Strategjia për mbrojtje dhe ndihma ndaj Ukrainës në agjendë të samitit të NATO-s Muajin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me aleancën, vendim që u nxit nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Por Turqia, një anëtare e aleancës, shprehu kundërshtime ndaj aplikimeve të anëtarësimit, duke kritikuar të dy vendet për tolerimin dhe madje edhe për mbështetjen e grupeve terroriste. Stoltenberg vazhdimisht ka thënë se Turqia ka “shqetësime legjitime në lidhje me luftën e saj kundër terrorizmit.”/REL

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
‘Po’ e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë e Norvegjisë në NATO, Meta: Vendimi i duhur

1655905717_107430konferenca9mars1623262278411.jpg

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur nënshkrimin e Memorandumit të përbashkët Trilateral që i hap rrugë anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

‘E përshëndes nënshkrimin e Memorandumit të përbashkët Trilateral që i hap rrugë anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Vendim i duhur për forcimin e sigurisë së përbashkët në këtë periudhë sfidash kërcënuese për parimet dhe vlerat demokratike.’- shkruan Meta.

Ora 21:50
Turqia 'OK' anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë, Kim: Putin donte ta dobësonte NATO-n, por e bëri më të fortë

Ambasadorja Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e Turqisë, e cila ka rënë dakord të mbështesë aplikimet e anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

Kim shkruan se me luftën e nisur në Ukrainë më 24 shkurt 2022 Presidenti Putin donte ta dobësonte NATO-n, por ai vetëm sa e ka bërë më të fortë.

“Presidenti Putin donte të dobësohej NATO me këtë luftë. Në vend të kësaj, NATO është më e fortë, më e bashkuar dhe në prag të zgjerimit”, shkruan Kim.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 28/06/2022 23:24

    Meqenese diku permendet edhe Norvegjia, sa per info: Norvegjia ka qe ne 1949 qe eshte anetare e Natos

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit

Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit