Turqi - Zëvendës-kryeministri i Turqisë ka pranuar se trajtimi nga ana e policisë ndaj protestuesve ka qenë i gabuar. Bülent Arinç tha gjithashtu se ai ishte i gatshëm të takohet me organizatorët dhe se unë kërkoj falje për ata qytetarë.

“Përdorimi i forcës së tepruar kundër njerëzve të cilët fillimisht filluan këtë protestë me motivin e mbrojtjes së mjedisit ishte e gabuar dhe kjo ishte e padrejtë. Por, unë nuk mendoj se nuk duhet të kërkoj falje për ata që shkatërrojnë pronën publike në rrugë dhe të cilët përpiqen për të parandaluar lirinë e popullit", tha zëvendëskryeministri.

Vërejtjet e Arinç me sa duket se janë në kontrast me ato të Kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan i cili ka komentuar si protestat, si armiqtë laikë të shtetit të cilët janë krah në krah me terrorizmin.

(l.ç/v.gj.shqiptarja.com)