Ndërkohë, 283 të arrestuar të tjerë dyshohet se kanë lidhje dhe janë bashkëpunëtorë të ISIS. Këta të fundit mësohet se kishin përgatitur një sulm në Stamboll, ku një motor dhe një makinë e ngarkuar me eksploziv u gjetën në një qendër tregtare në lagjen Bayrampasa. Gjithashtu, janë arrestuar dhe 199 persona të tjerë, gjatë opracioneve kundër PKK Kurde në territorin turk, ku ishin ‘neutralizuar’ 44 militantë, përfshi dhe 19 të vrarë.
Në pranga ranë edhe 15 militantë të dyshuar të grupeve të paligjshme të krahut të majtë. Që nga grushti i shtetit më 15 korrik 2016, janë arrestuar në Turqi më shumë se 50 mijë persona, si të lidhur me terrorizmin.
d.c./shqiptarja.com