PRISHTINE - Turqia po kërkon me çdo kusht, ndryshime në tekstet shkollore të historisë. Madje, diplomacia e këtij shteti në Kosovë është treguar e kujdesshme t’u tërheqë vërejtjen personave që shkruajnë kundër një ideje të tillë. Por, që ka presione të tilla, këtë e mohon Ministria e Arsimit, ndërsa të tjerët tregojnë se kanë pasur raste kur në zyrë u ka shkuar vetë ambasadorja turke, pasi kanë shkruar kundër ndryshimit të teksteve të historisë.
KTV raportoi se nuk u mjaftuan kërkesat dhe presionet që erdhën nga kryeministri turk, Taip Erdogan, ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu dhe ai i Arsimit Dinçer, gjatë vizitave të tyre në Kosovë kohë më parë.
Presioni i shtetit turk për të ndryshuar tekstet në librat e historisë vjen edhe nga Ambasada e këtij shteti në Prishtinë.
Madje, diplomatët e Turqisë në Kosovë kujdesen edhe në rastet kur dikush shkruan kundër kësaj ideje.
Pas një shkrimi të botuar në mediat e shkruara, ministri i Ambientit, Dardan Gashi, kishte shprehur qëndrim personal kundër ndryshimit të teksteve të historisë, me ç’rast ishte pasuar një vizitë e papritur për të nga ambasadorja turke, Songul Ozan.
Gashi këtë e ka pranuar në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.
Edhe anëtarë të Institutit të Historisë tregojnë se kanë pasur presion disa herë nga qeveria turke, pasi që qëndrimi i tyre është kundër ndërhyrjeve të mëdha në tekstet shkollore të historisë.
Historiani Frashër Demaj thotë se kjo është punë e historianëve, e assesi e presioneve politike.
Por, zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, mohon në mënyrë kategorike që ka presion nga qeveria turke, ndërsa për rastin e Dardan Gashit shpreh vetëm keqardhje.
Ndërkohë, KTV-ja i ka dërguar pyetje Ambasadës së Turqisë në Prishtinë, megjithëse zyrtarë të saj konfirmuan pranimin e kërkesës, gjatë gjithë ditës së martë nuk kanë kthyer përgjigjet.
Vite më parë, pas vizitave të krerëve më të lartë të shtetit turk në Kosovë, dolën me kërkesa për ndryshime të fjalëve apo fjalive brenda teksteve shkollore në librat e historisë.
Më pas Ministria e Arsimit kishte themeluar Komisionin për Rishikimin e Prezantimit të Historisë, Gjeografisë dhe Kulturës Osmane e Turke, i cili fillimisht ka dalë me disa propozime rreth ndryshimeve në ato tekste, ndërsa ky komision ende është në proces të punës së mëtutjeshme.
Nga rekomandimet e komisionit del që fjalët dhunë dhe vrasje të zëvendësohen me fjalët pushtim dhe burgosje. Kurse, në vend të sundimi i egër osman, të shndërrohet në pushtimi osman e të tjera.
(Marrë nga Koha.net)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com