Turqia kërkon rifillimin e procesit
të anëtarësim në BE

Turqia kërkon rifillimin e procesit<br />të anëtarësim në BE
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka kërkuar sot rinisjen e procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE.
 
Turqia ka luajtur një rol të rëndësishëm në të kaluarën e Evropës, një Evropë pa Turqinë është një Evropë e paplotësuar”, është shprehur Cavusoglu gjatë fjalës së tij në një konferencë në Turqi, ku merrte pjesë edhe ambasadori i BE.
 
Gjithashtu Cavusoglu, është shprehur se liberalizimi i vizave për Turqinë duhet të ndodh sa më shpejtë.
 
Ndërkohë për anëtarësimin e Turqisë në BE, është shprehur edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka deklaruar se “anëtarësimi në BE mbetet një zgjidhje strategjike për Ankaranë”, duke shtuar se Turqia nuk do të pranonte politika inkoherente dhe standartet e dyfishta  të BE-së kundrejt saj.
 
Marrëdhëniet mes BE-së dhe Ankarasë vazhdojnë të jenë të tensionuara që prej grushtit të shtetit në Turqi.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf