Turqia kujton sot përpjekjen e
ushtrisë për të marrë pushtetin

Turqia kujton sot përpjekjen e<br />ushtrisë për të marrë pushtetin
Turqia kujton sot një vjetorin e grushtit të dështuar të shtetit, ku të paktën 260 persona humbën jetën dhe 2.196 u plagosën.

Një fraksion i ushtrisë u përpoq të merrte pushtetin nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan, por përpjekja dështoi.

Që prej gushtit, qeveria ka arrestuar 50.000 persona dhe ka shkaktuar më shumë se 150.000 punonjës nga institucionet shtetërore në një spastrim që vijoi deri në prag të përvjetorit.

Sidoqoftë, kjo kundërpërgjigje e ashpër  e Presidentit ka nxitur tashmë opozitën. Kritikët thonë se Erdogan po përdor spastrimet për të frenuar mospajtimin politik.

Një protestë e madhe u organizua javën e kaluar, ndërkohë që të tjera pritet të zhvillohet edhe gjatë ditës së sotme.

15 korriku është deklaruar ditë pushimi kombëtar. Presidenti Erdogan do të marrë pjesë në një tubim në Stamboll, në urën përballë Bosforit, vendi ku tregohen njerëz që përballen me ushtarët pro-grushtit të shtetit.

Erdogan e ka konsideruar këtë moment si rilindjen e Turqisë, por shmë mendojnë se grushti kujton përpjekjet për përçarjen e vendit.

Autoritetet turke vijojnë të akuzojnë klerikun mysliman Fethulla Gylen si orkestrues të puçit, por ky i fundit mohon të jetë përfshirë.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi