Shkresa e Kryeprokurorit dërguar Drejtorisë së Policisë së Stambollit thotë: “Më datë 15/07/2016, rreth orës 23:00 bazuar në lajmet e përcjella në media, u informuam se disa individë ushtarakë kanë marre peng urën e Bosforit, urën Fatih Sulltan Mehmet, kanë tentuar të futen në ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm në Ankara, kanë rrethuar Drejtorinë e Policisë së Stambollit dhe se, në këtë mënyrë kanë tentuar të organizojnë një “Grusht Shteti” duke tentuar të rrëzojnë Shtetin e republikës së Turqisë, Qeverinë dhe rendin kushtetues.
Për personat në fjalë kanë nisur zyrtarisht hetimet bazuar në nenin 309 (Shkelja e Kushtetutës), 311 (Tentativë për të penguar Ekzekutivin), 312 (Revoltë ndaj qeverisë),313 (Kryengritje e armatosur ndaj qeverisë)të kodit Penal në Republikën e Turqisë. Për këto arsye, është marrë vendimi për arrestimin e të gjithë personave të përmendur dhe vënia e tyre në dispozicion të Prokurorisë. Lutemi për ndjekjen e nevojshme”.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com