Turqia lëshon urdhërarresti për Gulen

Një gjykatë e Stambollit ka lëshur një mandatarresti për klerikun Fetullah Gulen, i cili momentalisht jeton në Pensilvani, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Urdhërarresti shoqërohet me argumentin se Gulen akuzohet ‘’për urdhërimin e grushtit të shtetit të 15 korrikut’’ në Turqi.

Sipas agjencisë shtetërorë të lajmeve ‘’Anadolu’’, Turqia i ka bërë thirrje të vazhdueshme SHBA-së për ekstradimin e Gulen edhe pse ky i fundit e mohon të ketë pasur lidhje me këtë ngjarje.

Gjatë tentativës për grusht shteti mbrëmjën e 15 korrikut humbën jetën 270 persona. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Bulqizë, shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit (VIDEO)

Aksident në Bulqizë, shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit (VIDEO)