Një gjykatë në Stamboll ka liruar shtatë pjesëtarë të gazetës opozitare Cumhuriyet, të cilët janë në pritje të vendimit përfundimtar të gjykatës.

Mirëpo kjo gjykatë ka vendosur që pesë punëtorët e tjerë të kësaj gazete, e cila kundërshton fuqishëm presidentin Recep Tayyip Erdogan, të mbesin në burg deri në fund të gjykimit.

Në mesin e të burgosurve ka mbetur kryeredaktori i gazetës dhe një kolumnist.

Gjykimi po vazhdon për 17 të pandehurit, të cilët akuzohen për bashkëpunim me organizata terroriste.

Këto arrestime kanë ngritur shqetësimet e organizatave për të drejtat e njeriut, sa i përket lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së gjyqësorit në Turqi.

Që prej tentimeve të dështuara për grushtshtet në korrikun e vitit të kaluar, në Turqi janë arrestuar më shumë se 50,000 persona. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com