Turqia mbyll operacionin ushtarak
në Siri, 71 ushtarë të vrarë

Turqia mbyll operacionin ushtarak<br />në Siri, 71 ushtarë të vrarë
TURQI-Turqia ka njoftuar se është mbyllur “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë. Sipas kryministrit të Turqisë, Binali Yildirim, operacioni është mbyllur me sukses ndërsa njoftoi operacione të tjera që do të nisin do të jenë me emër tjetër.

Deklarat e kryeministrit turk u bënë mbrëmë gjatë një paraqitjeje televizive ku tha se “pas këtij momenti, qoftë DEASH-i apo dikush tjetër që kërcënon sigurinë tonë, më konkretisht, çfarë do aksioni që nisim do të jetë një operacion tjetër."
 
Operacioni “Mburoja e Eufratit” ka filluar më 24 gusht të vitit 2016 në veri të Sirisë për neutralizimin e kërcënimit terrorist me theks mbi DEASH-in dhe me qëllim të forcimit të sigurisë në vijën kufitare siriano-turke. Ofensivën e zbatuan forcat opozitare siriane, ndërsa në pajtim me të drejtën ndërkombëtare për vetëmbrojtje gjetën mbështetje edhe te forcat turke.
 
Media turke raportoi se në shtatë muaj, ushtria turke ka humbur 71 ushtarë në tokën siriane.
 
Ndërkohë, nuk është ende e qartë nëse ushtria turke do të tërhiqet plotësisht nga Veriu i Sirisë apo prezenca do të vijojë.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar