Turqia miraton ofertën e Suedisë për anëtarësimin në NATO

Turqia miraton ofertën e Suedisë për anëtarësimin në NATO

1689066074_turqi.JPG

Ditën e sotme Turqia më në fund ka miratuar ofertën e Suedisë për t’u bashkuar në NATO, e cila ishte një nga dy anëtarët e fundit së bashku me Hungarinë që kishte vënë veton ndaj përpjekjeve të vendit nordik për t'u anëtarësuar.

“Jam shumë i lumtur, është një ditë e veçantë për Suedinë”, tha kryeministri suedez Ulf Kristersson.

Çdo vend i NATO-s duhet të bjerë dakord për një anëtar të ri, edhe pse Turqia kishte bllokuar përpjekjet e Suedisë për t'u anëatrësuar në NATO, duke e akuzuar atë për pritjen e militantëve kurdë.

Më parë, Turqia kishte kërkuar ekstradimin e dhjetëra personave që Ankaraja pretendonte se ishin terroristë, duke bërë kështu që marrëdhënia e tyre të tensionohej më tej për shkak të djegies së Kuranit në Suedi, të cilën Turqia e dënoi ashpër.

 


Lajmi kryesor:

Samiti i NATO-s në Lituani, shtyn anëtarësimin e Ukrainës: Kur të plotësohen kushtet! Zelensky: E paprecedent që nuk vendoset afat kohor për ftesën


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë