LUKSEMBURG - Ministrat e jashtëm europianë të eurozonës janë mbledhur në një tryezë të rrumbullakët në Luksemburg, ku kanë filluar një raund të ri bisedimesh mbi anëtarësimin e Turqisë në BE.

“Por Gjermania fuqia më e madhe ekonomike e BE-së, po bllokon përpjekjet e Turqisë për t’u bashkuar bllokut për shkak të trajtimit të protestave anti-qeveritare që kanë përfshirë vendin në javët e fundit”,-thonë burimet e BE-së për "Reuters". Kancelarja Angela Merkel tha se ajo ishte tmerruar nga përdorimi i forcës policore mbi protestuesit dhe ka bërë të qartë se do të përgjigjen me forcë ndaj çdo vendimi të BE-së për të refuzuar bisedimet e së mërkurës. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle, i cili ka qenë shumë pozitiv në pranimin e Turqisë në BE sesa Kancelarja Merkel, tha se ai ende shpresonte për një marrëveshje në ditët e ardhshme.

Qëndrimi i ashpër i Gjermanisë është duke shkaktuar alarm në mesin e disa politikëbërësve evropianë, të cilët mendojnë se BE-ja duhet të angazhohen më shumë me Turqinë për të mbështetur të drejtat civile në vend se sa të largohet prej saj.

Negociatat e Turqisë për t'u bashkuar me BE-në deri më tani kanë përparuar në një ritëm të ngrirë.  Turqia ka mbyllur përkohësisht vetëm një nga 35 kapitujt ose fusha të politikave europiane.  Mbështetësit e Ankarasë, të udhëhequr nga Britania dhe Suedia, thonë se BE-ja mund të përfitojë nga rrtija ekonomike e Turqisë dhe rolin e saj si një ndërmjetës në Lindjen e Mesme, dhe se Evropa ka nevojë për bashkëpunimin e saj për të siguruar rrugët e furnizimit të energjisë elektrike.

Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)