Situata në Stamboll ka qenë e tensionuar për të dytën ditë rresht, pas mbylljes së një prej gazetave më të mëdha opozitare ne Turqi, “Zaman”.
Mijëra mbështetës të kësaj gazete u përleshën me policinë, pasi kjo e fundit të premten bastisi zyrat e Zaman, një nga mediat më të fuqishme kundër pushtetit të Presidentit Rexhep tayip Erdogan.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit. Shumë gazetarë u kthyen në zyrat e tyre, po në disa postime në rrjetin social Twitter ata njoftuan se policia kishte prishur serverët e brendshëm.
Në një analizë të BBC gjithashtu kritikohet reagimi i BE-së për këtë situatë, ku është shtypur fjala e lirë.
Gazeta është e lidhur ngushtë me lëvizjen “Hizmet”, e drejtuar nga kleriku Fethullah Gulen, që autoritetet në Turqi e kanë shpallur si grup terrorist.
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu tha se masa ishte "ligjore, jo politike".
Qeveria në Ankara prej kohësh është kritikuar për mënyrën e veprimit për t’i mbyllur gojën mediave kritike.
Lëvizja e autoriteteve të Ankarasë zyrtare kundër “Zaman” vjen disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Turqisë liroi nga burgu dy gazetarë, të akuzuar për zbulim sekretesh shtetërore.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com