Turqia në pritje të ekstradimit të bosit turk të kriptomonedhave! Prokuroria e Elbasanit kërkon arrest me burg! Donte të arratisej nga Shqipëria, por u kap në Palasë

Turqia në pritje të ekstradimit të bosit turk të kriptomonedhave! Prokuroria e Elbasanit kërkon arrest me burg! Donte të arratisej nga Shqipëria, por u kap në Palasë

Faruk Fatih Ozer

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën e sigurimit arrest me burg për themeluesin e "Thodex", Faruk Fatih Özer i cili u arrestua në jug të vendit tre ditë më parë. Özer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se ka mashtruar 400,000 persona, të cilët kanë depozituar 2 miliardë dollarë kriptovaluta në bursë.

Kërkesa, që Report TV disponon është firmosur nga drejtuesi i prokurorisë Elbasan, Kreshnik Ajazi dhe është paraqitur në gjykatë, ku të premten e 2 shtatorit do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë. Mësohet se Özer nuk  ka marrë avokat, por do të caktohet kryesisht nga gjykata.

"Arrestimi i tij është bërë pasi autoritetet e drejtësisë turke kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij autoritetet gjyqësore turke dhe konkretisht me vendimin nr.2024/2706D.Is, datë 07.05.2021 Gjykata Magjistrale Nr.7 e Stambollit Anadollian në Turqi ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale të “Ngritja e orgazinatave me qëllim kryerjen e krimeve” dhe “Mashtrim në rrethana rënduese” të parashikuar nenet 220/1, 158/f të K.Penal të Turqisë. Maksimumi i dënimit të mundshëm për këto vepra është 10 vjet burgim", thuhet në kërkesë.

"Nga informacioni i dërguar nga Difuzioni i Interpolit rezulton se shtetasi turk Faruk Fatih Özer në vitin 2017 ka krijuar një platformë online të quajtur “Thodex” me funksion shkëmbimin e kripto-monedhës. Pasi ka akumuluar afërsisht 2 miliard USD pasuri në asete dixhitale, ky i arrestuar ka mbyllur platformën dhe mediat sociale dhe është larguar nga territori turk më datë 20.04.2021. Për këto arsye shtetasi turk Faruk Fatih Özer është shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe për llogari të Zyrës Qëndrore të Interpol Ankara", thuhet më tej.

Prokuroria e Elbasanit thonë se Faruk Fatih Özer është identifikuar nga shenjat e gishtërinjve.

"Autoritetet turke të cilat kanë lëshuar Urdhërin Ndërkombëtar të Arrestit ndaj Faruk Fatih Özer kanë bërë të ditur se pas arrestimit të tij, menjëherë do të nisin procedurat për ekstradim në rrugë diplomatike dhe gjyqësore.   Po kështu janë administruar dhe materialet identifikues për shtetasin Faruk Fatih Özer, ku përfshihet kartela foto-daktiloskopike dhe akti i ekspertimit daktiloskopik nr.11039, datë 30.08.2022 sipas së cilit rezulton se gjurmët e daktiloskopuar më datë 30.08.2022 i përkasin shtetasit turk Faruk Fatih Özer".

Prokuroria e Elbasanit kërkon nga gjykata të caktojë masën e sigurimit arrest me burg me qëllim që Turqia të nisë procedurat e ekstradimit ndaj shtetasit turk Faruk Fatih Özer.

"Miratimin e arrestimit provizor të shtetasit turk Faruk Fatih Özer të kryer nga oficerët e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.  Caktimin e masës provizore të sigurimit personal shtrënguese “Arrest në burg”, për shtetasin turk Faruk (Fatih) Özer, i biri i Zulkuf dhe Nursel, lindur në Gebze të Republikës Turke më datë 17.02.1994, me qëllim ekstradimi e tij në Turqi", thuhet në përfundim të kërkesës", thuhet në dokument.  

Ndërkohë ka nisur puna nga Interpoli për ekstradimin e Ozerit, i cili dyshohet se planifikonte të arratisej nga Shqipëria me rrugë detare. Duke thënë se kanë kontaktuar policinë shqiptare, ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu tha se dy zyrtarë turq shkuan në Shqipëri për këtë çështje. “

Procesi varet se kur do të ketë gjykata. Ne jemi në pritje të këtij kthimi në kuadër të vendimit që do të dalë”, tha Soylu, shkruajnë mediat turke.

Në padinë e ngritur me pretendimin se mijëra njerëz u mashtruan për Thodex, rreth 21 të pandehur ishin në gjyq, gjashtë prej të cilëve u burgosën. Sipas Bordit të Hetimit të Krimit Financiar (MASAK) shumica e aseteve të kriptove në tre llogaritë e veçanta bankare të Özer u transferuan në Maltë, qendra e shkëmbimit të kriptomonedhave. Gjuetia për Özer erdhi mes të trazirave që filloi të përjetonte tregu i kriptove në Turqi. Qeveria paralajmëroi për rreziqet dhe njoftoi planet për të frenuar tregun e monedhës dixhitale. Ndërkohë kompania Thodex me bazë në Stamboll nisi fushata agresive për të joshur investitorët. Fillimisht u zotua të shpërndante makina luksoze përmes një fushate reklamuese të mrekullueshme me modele të famshme turke.

Mirëpo pezulloi tregtimin në prill 2021 pasi kishte postuar një mesazh misterioz ditë më parë duke thënë se i duheshin pesë ditë për t'u marrë me një investim të jashtëm të paspecifikuar. Dy ditë pasi u largua nga Turqia vitin e kaluar, Ozer bëri një postim në Tëitter duke thënë se po i bëheshin "akuza të pabaza" dhe se kishte shkuar jashtë vendit për të takuar investitorë. 

“Do të kthehem në Turqi pas disa ditësh dhe do të bashkëpunoj me autoritetet gjyqësore që e vërteta të dalë në shesh,” premtoi ai në atë kohë. Ozer, i cili u largua nga Turqia me një pasuri prej 20 milionë dollarësh, u kap në Shqipëri, tha Ministria e Brendshme më 30 gusht.

Si u kap në Shqipëri
SHISH dhe Forcat Operacionale ndoqën për 5 javë Faruk Ozerin dhe dy shqiptarët. Report TV mëson se jetesa e tij shtrihej me Elbasanit dhe resortit luksoz në Palasë. Për disa javë, Ozer ka shijuar plazhin e jugut në vend duke ndryshuar edhe pamje për të mos u njohur, me flokë të qethura dhe me mjekër.  Ozer është identifikuar nga gjurmët e gishtërinjve që linte teksa pushonte në ambientet e plazhit luksoz. Bashkë me 28-vjeçarin u kap në Palasë të Himarës e bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që akuzohet se e ndihmonte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve.

Në shoqërinë e tyre –thonë burimet policore - ishte dhe një person i tretë, i arrestuar, shqiptar nga Tirana, Briken Shkëmbi, 36-vjeç. Bosi i kriptomonedhave fshihej prej 4 muajsh në një banesë me qira në Elbasan, jo në emër të tij të cilën dyshohet se ia kishte siguruar Edevaldo Haxhiu. 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave